Lajmi i fundit

LIVE/ Tiranë - Hamburg: Shqiptarët protestë masive - 'Rama jepe dorëheqjen'

'Denoncimet e Ahmetajt'/ Bushati: Rama nuk vjedh vetëm para, por dorëzon të dhënat personale te krimi i organizuar

18:03, 09/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Denoncimet e fundit të bëra publike nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj duket se kanë pasur efektin e një bombe për qeverinë, e cila ndryshe nga herët e tjera, ka zgjedhur një heshtje totale. Kjo heshtje interpretohet si një tregues i peshës së rëndë të akuzave, të cilat tashmë kanë kaluar nga afera korruptive financiare në çështje që prekin drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe atë personale të çdo qytetari.

I ftuar në emisionin Task Force me Sonila Meçon, gazetari Andi Bushati theksoi se qeveria e Edi Ramës është kthyer në një “regjim hajdutësh”, që nuk vjedh më vetëm paratë e qytetarëve, por dorëzon të dhënat personale te krimi i organizuar.

Bushati u ndal tek denoncimet e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, përfshirë projektin “Smart City” dhe menaxhimin e aseteve strategjike, duke theksuar se korrupsioni ka kaluar kufijtë financiarë dhe ka prekur drejtpërdrejt sigurinë personale dhe kombëtare të shqiptarëve.

Pjesë nga deklarata:

Tani, si fillim, unë doja të theksoja një gjë: shpeshherë, për të matur peshën e një denoncimi, shiko se si sillen të prekurit ndaj tij. Vetëm me këtë njësi matëse mund të kuptojmë se këtë herë, vërtet, ato që ka thënë Ben Ahmetaj kishin efektin e një bombe për Ramën dhe oborrin e tij.

Pse e them këtë? Në qoftë se mbani mend, ne kemi qenë këtu edhe dikur në një nga intervistat e tjera që ka bërë Çimi. Atëherë, refreni i kundërshtarëve që e dëgjonin ishte: “Ky nuk tha asgjë, janë gjëra që i dinim, përsëritje e gjërave që dinim.”

Në ndryshim nga atëherë, tani kemi një heshtje totale dhe një tentativë të kotë për t’i vënë kapak gjësë. Pse? Sepse, pasi doli denoncimi për tunelin e Llogarasë apo për AKSHI-n, nuk thonë më se janë gjëra që i dinin. Pra, në një farë mënyre, denoncimet e para të Ahmetajt i ka vërtetuar koha. Dhe kështu ndodh edhe me këto të tanishmet; prandaj ato marrin forcë më të madhe dhe pushteti është vënë më tepër në siklet.

Për sigurinë kombëtare, prekja e një kufiri që rrezikon jo vetëm interesat e brendshme, por edhe ato ndërkombëtare, është efekt kolateral. Shpesh e quajmë të madhe këtë, por prekja e sigurisë dhe raportet me aleatët janë thelbësore. Këta nuk kanë ndonjë qëllim tjetër përveç vjedhjes; nuk kanë asnjë interes për t’i dorëzuar të dhënat tona Dubait apo për të futur një investitor rus në Porto Romano. Qëllimi i tyre është vetëm të vjedhin.

Të gjitha këto janë derivate të korrupsionit, sepse vidhet më kollaj me një kompani që nuk kontrollohet nga vendet demokratike, sesa me një kompani amerikane, britanike apo gjermane. Merr, për shembull, një nga denoncimet e Ahmetajt, të Smart City.

Dëgjo sa e tmerrshme është: vidhen 140 milionë euro për gjëra që janë blerë kamera, ndaç kamera trupi, me çmim 800 euro, por rriten dhjetëfish. Jo vetëm dhjetëfishohen çmimet, por, sipas Ahmetajt, kjo i lihet prapë grupit të kontrolluar nga Ergys Agasi. Pra, jo vetëm na vjedhin, por të dhënat tona, personale dhe të të tjerëve, shkojnë te i njëjti grup që tashmë është provuar se ka qenë i përfshirë në rrëmbime. Siguria personale, jo vetëm e komunikimit elektronik, por edhe fizike, deri te retina, shkon në duart e kriminelëve, atyre që mund të të marrin peng.

Po çfarë ndodh? Ata gjejnë dhe një firmë që nuk është e një vendi të NATO-s, thoshte Ahmetaj. Kjo prek sigurinë kombëtare. Korrupsioni i Edi Ramës dhe i oborrit të tij nuk është thjesht vjedhje parash; po na vjedhin privatësinë, sigurinë personale dhe sigurinë e vendit. Ka tejkaluar kufijtë e një grupi hajdutësh: hajdutësia është lidhur me kriminalitetin, dhe çdo qytetar duhet të ndihet i frikësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco