Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 27-të e protestës qytetare: Edi Rama jepe dorëheqjen

Shembje në fshatin Vajzë/ PD Vlorë: Asnjë mjet i bashkisë, rruga ra prej mosmirëmbajtjes

12:52, 07/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD Vlorë Hysni Sharra, kryetari i PD Selenicë Leonard Rakipaj, si dhe këshilltari i Bashkisë Vlorë Atird Hoxha, mbërritën në fshatin Vajzë për të parë nga afër situatën e rëndë të krijuar nga shkarjet masive të dherave, të cilat kanë sjellë shembjen e një segmenti të rrugës dhe kanë rrezikuar disa banesa.

Gjatë inspektimit, Atird Hoxha deklaroi se mungon plotësisht ndërhyrja e strukturave vendore.

“Nuk ka asnjë mjet të Bashkisë Selenicë në terren. Rruga ka rënë për shkak të mosmirëmbajtjes dhe neglizhencës së vazhdueshme,” u shpreh Hoxha, duke kërkuar që të merren masa emergjente për stabilizimin e infrastrukturës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco