Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 27-të e protestës qytetare: Edi Rama jepe dorëheqjen

Boçi në Çair, takim me Izet Mexhitin: Identiteti shqiptar jo vetëm që nuk është cënuar, por po fuqizohet çdo ditë

Boçi në Çair, takim me Izet Mexhitin: Identiteti shqiptar jo vetëm që nuk është cënuar, por po fuqizohet çdo ditë

18:55, 26/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka zhvilluar një takim në Çair me kryetarin Izet Mexhiti.

Me një reagim në rrjetet sociale, Boçi shkruan se trashëgimia kombëtare dhe identiteti shqiptar jo vetëm që nuk është cënuar, por kultivohet dhe fuqizohet për çdo ditë në formë institucionale dhe me garanci shtetërore të fituar me votë.

Reagimi i Luçiano Boçit:

Sot në Çair, në zemër të Shkupit, bashkë më kryetarin Izet Mexhiti, për t’u bindur se Çairi frymon shqip, se trashëgimia kombëtare dhe identiteti shqiptar jo vetëm që nuk është cënuar, por kultivohet dhe fuqizohet për çdo ditë në formë institucionale dhe me garanci shtetërore të fituar me votë.

Kur gjërat bëhen me ligj e procedurë, ato nuk mund t’i kontestojë askush.

Rrugët, sheshet dhe lagjet e Çairit e Butelit mbajnë emra veprimtarësh, ngjarjesh e personalitetesh të shquara të kombit tonë.

Dhe kryetari Mexhiti më siguroi se ato janë bërë konform procedurës dhe ligjeve, me pëlqim edhe të Qeverisë.

Prandaj ato janë të pakontestueshme, të pacenueshme, dhe të parevokueshme.

Kështu do të zgjidhet edhe çështja e emërtimeve në Tetovë e gjetiu, më siguroi Izet Mexhiti.

Kur bëhet fjalë për kombin Vlen dhe jemi 1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco