Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ka vijuar aksionin gjatë ditës së sotme në kuadër të hetimeve për dosjen ‘Balluku’, ku pjesë e kontrolleve ka qënë edhe Sindi Dushku, drejtorsha e kabinetit në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Nga të dhënat e siguruara nga SYRI, mësohet se Sindi Dushku është vajza e Monika Dushkut, e denoncuar në emisionin invetigativ Plug.
Zëvendës-drejtoresha e Doganave, Monika Dushku dha urdhër disa muaj më parë te vartësit e saj dhe më tej te patronazhistët që të bënin ‘spam’ emisionin e Plug në rrjetet sociale kur u denoncua afera e drejtorit ta ANATA-s me lejen e përfituar në mënyrë të paligjshme për park fotovoltaik.
Gjithashtu mësohet se ish-ministrja e Mbrojtjes, tashmë deputete e PS-së, Olta Xhaçka është mbesa e Monika Dushkut, pra vajza e motrës.
© SYRI.net