Deputeti i PD-së, Igli Cara ka zhvilluar një takim me demokratët dhe qytetarët e Durrësit në lidhje me organizimin e protestës kombëtare të thirrur nga opozita shqiptare ditën e nesërme para Kryeministrisë në orën 18:00.
‘Pjesëmarrja në protestën e nesërme nuk është zgjedhje, është domosdoshmëri. Regjimi i Ramës ka varfëruar familjet shqiptare, ka përzënë fëmijët tanë nga atdheu, e ka kthyer Shqipërinë në narkoshtet dhe ka grabitur buxhetin e shtetit dhe çdo pronë publike’, shkruan Cara në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot, me demokratët dhe qytetarët e Durrësit, folëm hapur dhe me përgjegjësi për detyrën që kemi përpara. Pjesëmarrja në protestën e nesërme nuk është zgjedhje, është domosdoshmëri. Regjimi i Ramës ka varfëruar familjet shqiptare, ka përzënë fëmijët tanë nga atdheu, e ka kthyer Shqipërinë në narkoshtet dhe ka grabitur buxhetin e shtetit dhe çdo pronë publike.
Nesër, më 22 Dhjetor, në orën 18:00, të gjithë në protestë kundër regjimit. Koha nuk pret. Shqipëria na thërret! Partia Demokratike Dega Durrës
© SYRI.net