Lajmi i fundit

LIVE/ Tiranë - Hamburg: Shqiptarët protestë masive - 'Rama jepe dorëheqjen'

‘Nuk është thirrje, është alarm’/ Deputetja Albana Vokshi fton qytetarët në protestën e 22 Dhjetorit

‘Nuk është thirrje, është alarm’/ Deputetja Albana Vokshi fton qytetarët në protestën e 22 Dhjetorit

20:45, 21/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Albana Vokshi, ka zhvilluar takime me qytetarët e Tiranës, duke i ftuar për pjesëmarrje masive në protestën e paralajmëruar më 22 dhjetor, ora 18:00, përpara Kryeministrisë.

Në mesazhin dhe pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Vokshi thekson se situata aktuale në vend ka kaluar kufijtë e tolerancës qytetare, duke e cilësuar protestën jo si një thirrje politike, por si një alarm shoqëror.

‘Kjo nuk është thirrje. Është alarm.
Kur padrejtësia bëhet normë, protesta bëhet domosdoshmëri.’
‘Të gjithë në këmbë. Pa përjashtim,’
shkruan Vokshi në mesazhin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco