Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho ka bërë thirrje për protestën e nesërme kombëtare të thirrur nga opozita kundra korrupsionit galopant që ka shpërthyer brenda qeverisë ‘Rama 4’ dhe mbrojtjen që kryeministri po i bën zëvendëses së tij Belinda Ballukun, duke mos votuar heqjen e imunitetit dhe hapjen e rrugës për arrestimin e saj.
Në postimin e saj në Facebook, Xhixho ka renditur një sërë aferash korruptive të qeverisë, që ka tuneli i Llogarasë, rrugët e ‘florinjta’, mungesa e ilaçeve te Spitali Onkologjik, apo vrasjet e të miturve dhe adolëshentëve me thika në oborret e shkollave.
‘Ndaj nesër protestojmë për veten tonë, për dinjitetin dhe për të ardhmen. Të gjithë bashkë ora 18:00 përpara Kryeministrisë’, shkruan Xhixho.
Postimi i plotë:
Korrupsioni që po vjedh paratë e vendit më të varfër në Europë nuk është keqqeverisje — është krim.
• Tuneli i Llogarasë thith 75 milionë euro, ndërsa pensionistëve u jepet vetëm një panine.
• Rrugët “e florinjta” shemben nga korrupsioni, pa asnjë përgjegjësi.
• 50% e qytetarëve mezi mbyllin muajin, ndërsa Kryeministri pi verë 33 mijë euro.
• TVSH është 20% për bukën, vajin, vezët e qumështin; 0% për oligarkët.
• Në Onkologjik mungojnë ilaçet, por qeveria ka 4.2 milionë euro për “Kopshtin Eden” te Kryeministria.
• Fëmijët shkojnë në shkollë me thika në vend të librave, sepse shteti ka dështuar.
Ndaj nesër protestojmë për veten tonë, për dinjitetin dhe për të ardhmen.
TË GJITHË BASHKË, NESËR, ORA 18:00
NË PROTESTËN KOMBËTARE PARA KRYEMINISTRISË!
© SYRI.net