Lajmi i fundit

LIVE/ Tiranë - Hamburg: Shqiptarët protestë masive - 'Rama jepe dorëheqjen'

SYRI TV/Rama nuk jep autorizimin për arrestimin e Ballukut: Do presim Kushtetuesen para se të shprehemi

13:10, 21/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se ai dhe partia socialiste nuk do t’i japin autorizimin SPAK për arrestimin e Ballukut para se  Gjykata kushtuese, të  shprehet për masën e pezullimit nga detyra, të zv kryeministres. Ndërsa vijoi të mbrojë, zëvendësen e tij, e cila është marrë e pandehur me akuzën për abuzime tenderash,  në të paktën 11 episode, Rama paralajmëroi edhe ndryshime ne reformën në drejtësi, duke lexuar  sipas interesit të tij, raportin e Këshillit Europian.

Syri tv

Kryeministri Edi Rama Ka deklaruar se ai dhe partia socialiste nuk do te japin autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut pa  përfunduar se pari gjykimi ne themel i çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Deklaratat e sotme të kryeministrit në podcastin e tij, i japin kuptim bllokimit qe anëtarët e PS në komisionin e mandatve i benë kërkesës së prokurorisë dhe pengimit të deputetëve për tu njohur me provat e dosjes se  SPAK. Rama ka vijuar të mbroje zv/kryeministren e cila është marre e pandehur nga SPAK për abuzime me tendera në të paktë 11 episode, vlera e te cilave shkon në 1 miliardë euro.

Ndërsa Këshilli i Evropës në konkluzionet  e miratuara nga ministrat e 27 vendeve te BE nënvizoi rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit, duke përfshirë SPAK dhe nevojën e forcimit te rezistencës se drejtësisë, kundër ndërhyrjeve politike, Rama i ka bere një lexim këtij raportit, sipas interesave te tij, duke paralajmëruar madje edhe ndryshime ne reformën në drejtësi.

Një ditë më parë,  anëtarët e Partisë Demokratike, në Këshillin e Mandateve i bënë thirrje kreut të kuvendit, Niko Peleshi, të caktojë mbledhjen e  këshillit për të  për të shqyrtuar kërkesën dhe provat e SPAK ndërsa e cilësuan shtyrjen e mbledhjes, si një  Akt politik të urdhëruar nga Edi Rama për të penguar drejtësinë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco