Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata u bën thirrje qytetarëve të mos pranojnë korrupsionin si normalitet dhe të mos qëndrojnë indiferentë përballë situatës politike në vend.
Në postimin e saj në FB, Vata thekson rëndësinë e reagimit qytetar dhe fton qytetarët të marrin pjesë në protestën e thirrur për të hënën, më 22 dhjetor, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë.
Postimi i plotë në FB:
Historia nuk pyet për kë ishe.
Nuk pyet nëse ishe i majtë apo i djathtë.
Nuk pyet nëse kishe dyshime apo kritika.
Historia pyet vetëm një gjë:
Ku ishe kur e pe që vendi po rrëshqiste?
Ku ishe kur korrupsioni u bë sistem?
Ku ishe kur frika u kthye në metodë qeverisjeje?
Ku ishe kur heshtja u quajt maturi dhe shpresa naivitet?
Sepse do të vijë dita dhe gjithmonë vjen ajo ditë
kur kjo kohë do të gjykohet.
Nuk do të pyesin sa herë the “s’ia vlen”
Do të pyesin:
A fole apo heshtje?
A dole apo u fshehe?
A guxove apo u mësove?
Sot po ju kërkohet vetëm një gjë:
Të mos pranoni që korrupsioni të jetë normalitet.
Asnjë pushtet nuk ndalet vetë.
Ndalohet vetëm kur qytetarët refuzojnë të jenë spektatorë.
Neser, e hënë 22 Dhjetor Ora 18:00 para Kryeministrisë më të korruptuar në Europë.
© SYRI.net