Edhe Partia Demokratike dega Shkodër ka bërë thirrje përmes një deklarate qytetarëve të Shkodrës që të marrin pjesë në protestën kombëtare me 22 Dhjetor në orën 18.00, në Tiranë.
Kryetarja e PD Shkodër Eliona Shkreli tha në një reagimin e saj se, “sot qyteti ynë mbahet peng nga një i korruptuar me emër e mbiemër: Benet Beci! Jo me fjalë, jo me thashetheme — me fakte, me dosje, me gjykim!”
“Ky njeri nuk mund të jetë më kryetar bashkie pasi ai është një produkt i krimi, i bandave, i një qeverie që e ka kthyer Shqipërinë në plaçkë!”
“Mjaft më me mjerim, shkodranët dhe shqiptarët meritojnë shpresë, dhe mirëqenie ekonomike!” tha Shkreli.
“Të hënën, më 22 dhjetor ora 18.00, ju ftojmë në protestën kombëtare në Tiranë, të mblidhemi të gjithë bashkë dhe të mbushim sheshin!”, vijoi ajo.
Deklarate e Kryetares së PD Shkodër Eliona Shkreli
Të nderuar qytetarë të Shkodrës!
Sot qyteti ynë mbahet peng nga një i korruptuar me emër e mbiemër: Benet Beci! Jo me fjalë, jo me thashetheme — me fakte, me dosje, me gjykim!
Ky njeri nuk mund të jetë më kryetar bashkie pasi ai është një produkt i krimi, i bandave, i një qeverie që e ka kthyer Shqipërinë në plaçkë!
Benet Beci mendon se Shkodra mashtrohet me koncerte, me drita, me foto fallso investimesh!
Por Shkodra ka kujtesë!
Shkodra ka dinjitet!
Shkodra nuk e përtyp propagandën!
Ky njeri i korruptuar po vjedh taksat e shkodranëve, po përdhos qytetin tonë dhe sot guxon të prekë zonën historike të Shkodrës, identitetin tonë, shpirtin e këtij qyteti! Po shkatërron të ardhmen e fëmijëve tanë! Po tallet me mundin dhe djersën e shkodranëve!
Ky mercenar politik duhet të japë dorëheqjen nga posti që e mban pa votë të pastër! Nuk fshihet korrupsioni pas mjekrës! Nuk mbulohet vjedhja me mëngë të përveshura! Nuk pastrohet krimi me propagandë!
Benet Beci duhet të japë dorëheqjen pasi Ai nuk mund të përfaqësojë më Shkodrën e kulturës, historisë dhe trashëgimisë!
Të dashur qytetarë Shkodranë!
Sot nuk ka të majtë e të djathtë!
Sot ka vetëm një vijë ndarëse:
ose me Shkodrën, ose me hajdutët!
Kjo qeveri ka vjedhur dhe vazhdon të vjedhë taksat e shkodranëve dhe shqiptarëve!
Kjo qeveri Na ka vjedhur shpresën!
Na ka vjedhur rininë!
Sot ka ardhur koha ti themi mjaft më!
Mjaft më me mjerim, shkodranët dhe shqiptarët meritojnë shpresë, dhe mirëqënie ekonomike!
Të hënën, më 22 dhjetor ora 18.00, ju ftojmë në protestën kombëtare në Tiranë, të mblidhemi të gjithë bashkë dhe të mbushim sheshin!
Të ngrejmë zërin!
T’i tregojmë kësaj qeverie dhe këtij kryebashkiaku të korruptuar deri në palcë se Shkodra nuk nënshtrohet!
Sot është koha të përmbysim regjimin e Rilindjes së korruptuar, tani është radha e shkodranëve dhe shqiptarëve!
© SYRI.net