Kreu i rilindjes ka folur edhe gjatë ditës së sotme ne podkastin e tij të përjavshëm ku ka vijuar sërish presionet ndaj drejtësisë.
Duke komentuar kërkesën e SPAK për Ballukun ku kërkohet heqja e imunitetit për zëvendësen e tij e cila është nën akuza dhe nën hetim si e pandehur për vjedhje të tmerrshme me tenderat publike, Rama ka lënë të kuptohej se ai grupi i PS dhe qeveria e tij ka shume mundësi të mos e marrin fare ne shqyrtim kërkesën e SPAK.
Kjo sjellë e kreut të qeverise tregon frikën e madhe që e ka kapluar pasi siç duket Balluku e ka kërcënuar se do ta marrë me vete edhe atë nëse ai e lëshon. Mosrespektimi i rregullave të demokracisë nga ana e tij tregon se ai është i gatshëm për grusht shteti vetëm që Balluku të mos përfundojë në prangat e drejtësisë. Edhe sjellja në Komisionin e Mandateve në Kuvend ishte pjesë e këtij skenari. Njerëzit e Ramës aty, Peleshi dhe Balla u munduan me te gjithë mënyrat që deputetë e opozitës të mos kishin mundësi të merrnin dosjen e sjellë nga SPAK me anë të së ciles ata justifikonin kërkesën për arrestimin e Ballukut.
Kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim” u shpreh, se “jam kurioz pse prokurorët u ngutën t’i drejtohen Kuvendit për masa ekstreme nuk e mbajtën parasysh se si fillim jemi në një çështje ballë për ballë me 22 janari”.
“Në çdo vend ku drejtësia nuk vrapon por gjykon do priste fundin për një masë para se të gjykonte për një masë tjetër”. Sot e kam përgjigjen por do vazhdoj të bëjë përpjekjet e mia që të kuptoj sa më mira nga analiza”.
Por prokurorët e kishin shumë të qartë përgjigjen për kërkesën e tyre të “ngutur”, kur kanë shpjeguar se ekziston mundësia që Balluku duke qene ne detyrë do të prishte provat dhe do te indimidonte dëshmitarët apo personat e pyetur ne lidhje me këtë çështje.
“Do ta kem në kohën e duhur përgjigjen time. Por nuk ka asnjë gjasë që ne shumica qeverisëse ta shqyrtojmë kërkesën e ngutur të prokurorëve për të autorizuar masa të masa të reja ekstreme”, tha Rama.
Duke treguar edhe njëherë arrogancën e tij dhe frikën e madhe që e ka kapluar. E di që pas Ballukut është radha e tij ose bashkëshortes së tij që të paraqitet ne SPAK për vjedhjen e parave të shqiptarëve.
© SYRI.net