Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Berisha: Ftoj qytetarët e Kavajës dhe të mbarë Shqipërisë të nisim betejën tonë pa kthim, deri në fitoren tonë

Berisha: Ftoj qytetarët e Kavajës dhe të mbarë Shqipërisë të nisim betejën tonë pa kthim, deri në fitoren tonë

19:14, 18/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Kavaja, qyteti simbol i rezistencës antikomuniste dhe i lindjes së pluralizmit politik, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lëshoi një thirrje të drejtpërdrejtë për mobilizim qytetar për protestën e 22 dhjetorit në një përballje pa kompromis me atë që e cilësoi si ‘diktatura e dytë’ në vend. Berisha theksoi se historia po u flet sërish shqiptarëve dhe se momenti kërkon ngritje, rezistencë dhe veprim.

Duke iu drejtuar qytetarëve të Kavajës dhe mbarë Shqipërisë, ai deklaroi se pushteti aktual nuk qëndron mbi bazën e mbështetjes popullore, por mbi apatinë dhe frikën, ndërsa garantoi se kjo situatë do të marrë fund.

Në këtë frymë, Kryetari i Partisë Demokratike ftoi qytetarët të nisin ‘betejën pa kthim’, deri në fitoren politike të opozitës dhe, sipas tij, në fitoren e Shqipërisë.

Pjesën nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Qytetarë dhe qytetarë të Kavajës, historia u thërret përsëri.

Historia u thërret ju, thërret të gjithë shqiptarët që i thonë lirisë liri. Të ngrihemi për të përmbysur diktaturën e dytë.

Diktaturën e cila po shkatërron me shpejtësi Shqipërinë dhe shqiptarët. Ju garantoj ju se Edi Rama qëndron në pushtet, jo se është i zoti, jo se ka mbështetje. Qëndron në pushtet se nuk ngrihemi ne. Por ne do ngrihemi. Ne, qytetarët e lirë, që i besojmë lirisë, s'pranojmë kurrë një regjim si ky. Vetëm, vetëm një emër që e keni dëgjuar vetë këto dy vitet e fundit.

Ergys Agasi, i larguar. I larguar apo në shkozetë, hajde merre vesh tani.

Por në një transaksion ka 50 milionë euro të vjedhura qytetarëve. Vetëm në një transaksion jashtë shtetit. Vjedhjet e tyre janë të pafundme. Do u japim atë që meritojnë.

Ndaj, shfrytëzoj këtë rast të ftoj qytetarët e Kavajës, që kanë qenë në krye të lëvizjes për përmbysjen e diktaturës komuniste.

Rikujtoj dhe kurrë s'kam për ta harruar, 20 shkurtin e vitit '91. Djemtë, burrat, gratë e Kavajës kishin një shqetësim të madh; Se mos diktatura, se mos diktatori ua bllokonte rrugën dhe s'do vinin dot. Janë nisur gjithë natën dhe kanë gdhirë, kanë gdhirë në Tiranë.

Dhe kanë qenë të gjithë në ballë të përmbysjes së shtatores së Hitlerit shqiptar. Ndaj, duke ju uruar gëzuar këtë festë, duke u përulur me nderimin më të madh para veprës së themeluesve të Partisë Demokratike, para veprës së grupeve antikomuniste, para qytetarëve dhe qytetareve të Kavajës, ftoj qytetarët e Kavajës dhe të mbarë Shqipërisë të nisim betejën tonë pa kthim, deri në fitoren tonë, fitoren e Partisë Demokratike, fitoren e Shqipërisë.

Faleminderit, gëzuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco