Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Syri Tv/ Endri Shabani betohet me dorën në xhep si Avokat i Popullit, puth Taulant Ballën

12:29, 18/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mes dhunës ndaj deputetëve të opozitës, Niko Peleshi dhe mazhoranca socialiste demaskuan të gjithë planin për t’i marrë opozitës, nëpërmjet Endri Shabanit, edhe institucionin e Avokatit të Popullit. Vetë Shabani demaskoi planin e Edi Ramës duke mos nguruar as të ironizojë me sjelljen e tij opozitën dhe të puthë publikisht Taulant Ballën dhe socialistët. Pas shtimit të tensioneve në sallë, Endri Shabani zgjodhi të betohej jo me dorën mbi Kushtetutë, por me dorën në xhepin e pantallonave.

Syri Tv

Edhe pse deputetët e opozitës ishin nën dhunën e Gardës, kryeparlamentari Niko Peleshi dhe mazhoranca kanë vazhduar me planin e saj për të çuar Endri Shabanin në zyrat e Avokatit të Popullit.

Mes përleshjeve, Endri Shabani mori rolin e protagonistit, duke demaskuar planin e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste që në krye të herës, për ta shpërblyer shërbimin e tij.

Duke ironizuar me sjelljen e tij deputetët e opozitës dhe duke shkëmbyer puthje dhe vlerësime me deputetët e mazhorancës, Endri Shabani zgjodhi të betohej jo me dorën mbi Kushtetutë, por me dorën në xhepin e pantallonave.

Pas puthjes dhe përshëndetjes së përzemërt ndaj Taulant Ballës dhe deputetëve socialistë, Endri Shabani konfirmoi shërbimin e përulur ndaj Edi Ramës për të kapur edhe institucionin e radhës, që prej vitesh i përkiste opozitës dhe vepronte si Avokat i Popullit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco