Ligjvënësi demokrat, Belind Këlliçi ka reaguar pas situatës së rëndë, pas përmbytjeve masive që kanë përfshirë vendin tonë prej një jave.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan situata e rënë me përmbytjet, është tregues se qytetarët janë të harruar totalisht nga shteti.
‘Mijëra hektarë nën ujë, të mbjella dhe ekonomi familjare të shkatërruara, mjerisht edhe humbje në jetë njerëzore’, shkruan deputeti demokrat ndërsa shton se kjo ka ardhur për shkak të neglizhencës së qëllimshme 12-vjeçare.
‘Mungesat e investimeve në infrastrukturë, në kanalet e kullimit apo në hidrovoret e harruar sjell pasoja të pallogaritshme në jetët njerëzore të prekura nga përmbytjet’, thuhet në reagimin e Këlliçit, teksa thekson se Partia Demokratike qëndron për ndihmën urgjente, efikase dhe dëmshpërblimin e plotë të banorëve të lënë në mëshirën e fatit.
Statusi
Situata e rëndë e përmbytjeve në Shqipëri është tregues për qytetarë të harruar totalisht nga shteti.
Mijëra hektarë nën ujë, të mbjella dhe ekonomi familjare të shkatërruara, mjerisht edhe humbje në jetë njerëzore.
Faktorët natyrorë në Shqipëri shndërrohen në tragjedi në mënyrë të vazhdueshme.
Kjo jo si fatalitet hyjnor por si neglizhencë e qëllimshme 12 vjeçare.
Mungesat e investimeve në infrastrukturë, në kanalet e kullimit apo në hidrovoret e harruar sjell pasoja të pallogaritshme në jetët njerëzore të prekura nga përmbytjet.
Partia Demokratike qëndron për ndihmën urgjente, efikase dhe dëmshpërblimin e plotë të banorëve të lënë në mëshirën e fatit.
© SYRI.net