Kreu i PartisĂ« Demokratike Sali Berisha, nĂ« konferencĂ«n me gazetarĂ«t akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ish-zĂ«vendĂ«skryemistren Belinda Balluku se po pĂ«rpiqen tĂ« pĂ«rmbysin nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese vendimin e ligjshĂ«m tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme KundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar. Sipas BerishĂ«s, ky veprim vjen pas pezullimit tĂ« Ballukut nga detyra pĂ«r shkak tĂ« akuzave pĂ«r korrupsion dhe pĂ«rfitime tĂ« paligjshme, dhe pĂ«rbĂ«n njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« mbrojtur veprimet e tyre âtĂ« kapura nĂ« flagrancĂ«â nĂ« drejtorinĂ« e pĂ«rgjithshme tĂ« rrugĂ«ve.Â
Pjesë nga deklarata e kreut të PD, Sali Berisha:
Dje unë njoftova se do paraqes sot të gjithë argumentet e pakundërshtueshme ligjore të cilat faktojnë se dyshja Rama-Balluku, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, përpiqen të mbrojnë vjedhjen që kanë bërë.
TĂ« kapur nĂ« flagrancĂ« me vjedhjet e mĂ«dha tĂ« taksave tĂ« qytetarĂ«ve, Edi Rama dhe Lubi Balluku, nĂ« pĂ«rpjekje tĂ« dĂ«shpĂ«ruar pĂ«r tâu mbrojtur nga krimi i tyre i pĂ«rbashkĂ«t janĂ« vĂ«rsulur me tĂ«rbim drejt GjykatĂ«s Kushtetuese, duke shpallur me mediat e tyre si puçist, antikushtetues vendimin e gjykatĂ«s speciale tĂ« antikorrupsionit pĂ«r pezullimin nga detyra tĂ« Lubi Ballukut, de facto pĂ«r vjedhjen nĂ« bashkĂ«punim me Edi RamĂ«n dhe organizatĂ«n e tyre kriminale nĂ« drejtorinĂ« e pĂ«rgjithshme tĂ« rrugĂ«ve.
Këta bashkëhajdutë shkuan së bashku në Gjykatën Kushtetuese për të përmbysur vendimin e ligjshëm të GJKKO-së dhe po përdorin për këtë qëllim të gjitha mjetet e presionit ndaj kësaj gjykate që u jap edhe pushteti.
Lidhur sa më sipër, deklaroj se:
Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik hyn në masat e sigurimit personal, parashikuar nga neni 227 dhe 240 i Kodit të Procedurës Penale.
Kjo masë mund të zbatohet nga gjykata kur procedohet për vepra penale për të cilat ligji parashikon një dënim me burgim më të lartë se një vit sipas nenit 241.
Gjykata vendos caktimin e një mase të tillë kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen apo vërtetësinë e provave bazuar në rrethana fakti që duhet të tregohen posaçërisht në arsyetimin e vendimit si dhe kur për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të pandehurit, e keni parasysh ju, dy hajdutë të papërmbajtur për sa i përket personalitetit të të pandehurit, ka rrezik që ai të kryejë krime të rënda të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet.
Neni 248, fraksioni 3.
Neni 242, pika 1.
Ky nen parashikon se me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon pjesërisht ose plotësisht për një afat të kufizuar të pandehurit veprimtarinë që lidhet me funksionet e tij.
Por ky nen përcakton që kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral, që do të thotë se nuk zbatohet për funksionin e deputetit dhe të të zgjedhurve vendorë.
Funksionet ministrore janë funksione të zgjedhura me akt administrativ. Populli, sovran nuk ka votuar as për ministrin, as për kryeministrin, në sistemin zgjedhor të republikës së Shqipërisë. Konkretisht, dekret të presidentit të Republikës.
Për rrjedhojë, gjykata mund të disponojë për pezullimin e përkohshëm të tyre.
Në rastin konkret, Lubi Balluku mund të pezullohet nga detyra e zëvendëskryeministres por jo nga ajo e deputetes.
© SYRI.net