Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar në konferencën me gazetarët vendimin e gjykatës për pezullimin e Lubisë, duke theksuar se ai është i bazuar në ligj dhe se nuk ka shkelur asnjë kompetencë proceduriale.
Berisha argumenton se, në të njëjtën linjë, gjykata duhej të pezullonte edhe kryeministrin Edi Rama, duke denoncuar, sipas tij, veprime të përbashkëta të një grupi që përfshin zyrtarë të lartë dhe drejtues të institucioneve, të cilët sipas tij nuk janë kualifikuar si “grup i strukturuar kriminal”. Ai nënvizon se kërkesa për pezullim për Lubinë është ushtrim i plotë i kompetencës ligjore dhe reflektim i kuadrit të ri ligjor të Republikës së Shqipërisë.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Së pari, dua të garantoj çdo shqiptar dhe unë do të dal para jush të ua faktoj se Gjykata speciale dhe prokuroria në vlerësimet e tyre nuk kanë shkelur asnjë ligj, me kërkesën që kanë bërë për pezullimin nga detyra.
Po, ato kanë shkelur me dy këmbët ligjin, në moskualifikimin e veprës ‘grup i strukturuar kriminal’ dhe ndryshimin e urdhër-arrestimit për Lubi Ballukun, që po vazhdon të prishë prova në bashkëpunim me aparatin e Këshillit të Ministrave, ditë e natë, sipas burimeve anonime.
Kjo është e vërteta.
Ata që marrin në mbrojtje, ata që pretendojnë se, po ndërhyhet në pushtetet e njëri-tjetrit, ata janë të paritur. Lubia e bëri një gjë të re. A e kishit dëgjuar ndonjëherë fjalën paritur? Kurrë. Parite i thotë atij biznesmenit. Parite, urdhëri i saj. Dmth laje në flori, laje me para. Parite atë.
E futi një term në gjuhën shqipe që nuk ishte më parë. Nuk mund ta mohojmë ne këtë.
Prokuroria nuk mund të kishte absolutisht asnjë devijim nga kualifikimi i tyre grup i strukturuar kriminal.
Kanë vepruar së bashku, Balluku, Edi Rama, Ervis Berberi, Gjyli e stërgjyli, e çfarë janë dhe ato zonjat, kryetare të KVO-së e me radhë. Ata kanë qenë një grup. Se si mbahen të gjithë të pandehur dhe nuk kualifikohen grup i strukturuar kriminal apo organizatë kriminale, atë unë nuk mund ta them.
Pra, për ta mbyllur. Me kërkesën për pezullim nuk ka asnjë shkelje ligjore. Ka ushtrim të plotë të kompetencës në zbatim të ligjit të procedurës penale.
Ata që përpiqen, vetë ideja se ka marrë pushtetin e kryeministrit, i them atij hajduti, je ti që ke vjedhur paratë, por atyre mirë ua bënë që nuk lëshuan edhe ndaj teje, të njëjtin urdhër si ndaj Lubisë.
Ç’kompetencë ka marrë? Kompetenca jote qenka për të mbrojtur hajdutët.
Kompetenca jote qenka për të shfrytëzuar postin për të vjedhur paratë e qytetarëve, siç ke vjedhur. Pra se çfarë do të vendosin, unë i kam shprehur konsideratat e mia për atë gjykatë, nuk dua të shkoj më tutje.
Por akti i parë për mendimin tim, që gjykata duhej të bënte ishte të refuzonte shqyrtimin e kërkesës sepse ai vendim është në përputhje të plotë ligjore me kuadrin ligjor të Republikës së Shqipërisë. Madje me kuadrin e ri ligjor të Republikës së Shqipërisë.
© SYRI.net