Në vijim të fjalës së tij për aktivitetin e një dite më parë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se ‘foltorja’ e zhvilluar para Kryeministrisë ishte një aktivitet themeltar, i konceptuar si tribunë qytetare dhe jo si miting politik.
Berisha theksoi se formati do të përmirësohet dhe do të përsoset në vijim, ndërsa kritikoi mënyrën e raportimit mediatik duke nënvizuar se në foltore morën fjalën jo vetëm deputetë, por edhe qytetarë të thjeshtë, të rinj dhe përfaqësues të diasporës.
Fjala e tij:
Jo, më vjen keq, aty folën qytetarë, folën të rinj.
Pse ju nuk i dëgjuat të rinjtë, zërin e tyre?
Aty folën përfaqësues të diasporës.
Jo, nuk është ashtu.
Kur vini në aktivitete të forcave politike, pavarësisht a e do apo nuk e do atë forcë politike, por kërkohet të jeni neutralë në raportim.
Folën 4-5 deputetë dhe folën 4 qytetarë.
Kjo ishte e vërteta dhe kështu do jetë.
A mund të organizohet më mirë?
Po, mund të organizohet më mirë dhe do organizohet shumë më mirë.
Domethënë do ofrohet, mendoj unë, do ofrohen grupe interesi, do ofrohen qytetarë.
Por ajo do të përsoset.
Ajo ishte themeluese.
Ishte foltorja themeltare.
© SYRI.net