Berisha: Drejtori i AMP është vetë i lidhur me bandat, po përpiqet të mbrojë ish-ministrin Hoxha që i fitoi zgjedhjet me kriminelë

13:27, 13/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një deklaratë për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP)  është vetë i lidhur me bandat dhe po përpiqet të mbrojë ish-ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili sipas tij “i fitoi zgjedhjet me ndihmën e kriminelëve”.

Berisha deklaroi se institucionet e sigurisë janë “të përfshira këmbë e kokë nga krimi dhe të udhëhequra prej tij”, duke shtuar se “fuqia e bandës jo vetëm që vesh Sheqerin me uniformë policie, por i jep edhe vendin e shoferit të shefit të Shërbimit Inteligjent të Policisë, një nga postet më nevralgjike”.

Sipas liderit të opozitës, drejtori i AMP-së është në dijeni të lidhjeve të Sheqerit me krimin, por po përpiqet “të lajë duart” për të shmangur përgjegjësinë dhe për të mbrojtur ish-ministrin Hoxha.

“Kjo është një mënyrë e turpshme për të mbuluar faktin se ai e mori në punë për lidhjet që kishte me botën e krimit”, tha Berisha.

Pjesë nga deklarata:

Janë institucione të përfshirë këmbë e kokë nga krimi.

Të udhëhequra nga krimi.

Ja ku arrin fuqia e bandës.

Fuqia e bandës jo vetëm vesh Sheqerin me uniformën e policisë, por i jep vendin e shoferit të shefit të shërbimit inteligjent të policisë, de facto një nga vendet më nevralgjike.

Po pse?

Sepse vetë drejtori i tij është i lidhur me bandat, se ndryshe nuk ka se si.

Nuk e dinte ai?

Ai po të merrte videot, po të pyeste Saimir Tahirin për këtë, ai e gjente Sheqerin aty me të gjithë veprimtarinë e tij.

Pra, pastaj kjo është një mënyrë e turpshme e drejtorit për të larë duart se e mori për lidhjet që kishte me krimin, dhe natyrisht për të mbrojtur Ervin Hoxhën, ish-ministër që zgjedhjet i fitoi me banda dhe kriminelë.

Kjo është!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco