Atentati në Rinas, ‘në zonën më të mbrojtur të shtetit’, Berisha: Provë se në Shqipëri qeveria dhe mafia janë bërë një

Atentati në Rinas, ‘në zonën më të mbrojtur të shtetit’, Berisha: Provë se në Shqipëri qeveria dhe mafia janë bërë një

11:43, 13/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Rinas ku mbeti i vrarë një person dhe një tjetër u plagos rëndë.

Ata u qëlluan, “në zonën më të mbrojtur të shtetit, midis policisë, FNSH-së dhe njësive speciale për mbrojtjen e VIP-ave”, shkruan Berisha.

Sipas kreut demokrat kjo, “është provë se në Shqipëri qeveria dhe mafia janë bërë një!”.

Mesazhi:

Ekzekutimi i Gilmando Danit dhe plagosja e Shaljanit ndodhën në zonën më të mbrojtur të shtetit, midis policisë, FNSH-së dhe njësive speciale për mbrojtjen e VIP-ave. Atentatorët hynë e dolën pa pengesë. Kjo s’është rastësi. Është provë se në Shqipëri qeveria dhe mafia janë bërë një!

The execution of Gilmando Dani and the ëounding of Shaljani happened in the most heavily protected area of the state — surrounded by police, the FNSH, and special units tasked ëith protecting VIPs. The assassins came and ëent ëithout any obstruction. This is no coincidence. It’s proof that in Albania, the government and the mafia have become one!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco