Deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia i ka dhënë përgjigje pyetjes: Pse opozita voton gjithmonë kundër? Në fjalën e tij mbajtur sot në komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqënien Sociale, Spahia tha se çdo votë e opozitës është në mbrojtje të interesit publik dhe qytetarëve.
Si shembull përmend votën kundër ligjit për "barazinë gjinore", një akt që i hap rrugën "njohjes së shumë gjinive dhe shkatërrimit të bërthamës së shoqërisë shqiptare, familjes".
Opozita do të jetë gjithmonë kundër çdo përpjekjeje që cenon vlerën e shenjtë të familjes, tha ai.
Spahia u ndal dhe tek pr/buxheti ku maxhoranca në vend që të rrisë fondet dhe vëmendjen për shëndetin e qytetarëve I ka ulur dhe opozita nuk mund të heshtë përballë një situate të tillë.
Po kështu refuzimi për të diskutuar raportin e Onkologjikut në një mocion me debat dhe bllokimi sistematik i komisioneve hetimore paraqiten si prova të një përpjekjeje për të penguar parlamentin të kryejë detyrën e tij kushtetuese: kontrollin mbi qeverinë
Pjese nga fjala e deputetit Bardh Spahia
Më duket krejtësisht pa vend kur thoni që opozita vetëm kundër ë voton gjithmonë.
Ju rikujtoj që opozita, në rastin konkret dhe gjithmonë, ka zgjedhur të qëndrojë në anën e qytetarëve dhe të interesit publik të qytetarëve shqiptarë.
Mos harroni që ne kemi votuar po dhe do të votojmë kundra, edhe kundër atij ligjit për, në thojza, barazinë gjinore, i cili i hap rrugën njohjes së shumë gjinive dhe shkatërrimit të bërthamës së ëh shoqërisë shqiptare, familjes shqiptare.
Sigurisht që do të jemi kundër sa herë shohim që përveçse mosnjohjes të ligjeve të natyrës dhe të biologjisë dhe ligjeve të Zotit madje,
Tentohet të çbëhet ajo që për Shqipërinë dhe shqiptarët është e shenjtë: familja.
Sigurisht që ne jemi kundra edhe një projektbuxheti të tillë që na serviret mbi një tavolinë, ku shohim që në vend që të rritet vëmendja dhe financimi ndaj sistemit shëndetësor, shohim që zvogëlohet çdo ditë e më shumë vëmendja e kësaj qeverie ndaj shëndetit të qytetarëve shqiptarë.
Sigurisht që do të ngremë zërin kur shohim ato skenat e llahtarshme me të cilat përballen pacientët dhe qytetarët shqiptarë në onkologjik, dhe këtë nuk e themi ne, po jua kujtoj.
E thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit, e shkruan të zezën mbi të bardhë dhe nuk është qëndrim politik.
Është qëndrim në interes të qytetarëve shqiptarë.
Dhe duhet t'ju kujtoj që jeni ju mazhoranca ato që votojnë vazhdimisht kundra iniciativave të cilat synojnë mbrojtjen e interesit qytetar.
Kur bëhet fjalë për mocion me debat, një kërkesë mëse legjitime për të diskutuar mbi gjetjet e raportit të KLSH-së, pikërisht për onkologjikun.
Ju nuk mujtët të dilni mbi vetveten, të dilni mbi urdhrin politik që morët për të mos ta votuar dhe për ta mos pranuar, për të mos ta pranuar realizimin e një mocioni me debat, çka është gjëja më normale.
Ashtu siç keni votuar kundra edhe për ngritjen e komisioneve hetimore, kjo mazhorancë, çka është forma më legjitime, më kushtetuese me të cilën parlamenti, legjislativi, ushtron të drejtën e vet kushtetuese për të kontrolluar ekzekutivin.
Ju rikujtoj që në shkelje të kushtetutës keni votuar kundër ngritjes së komisioneve hetimore.
Po me këtë forcën e kartonit keni kundërshtuar, keni votuar kundër çdo iniciative për interpelanca me ministren e Shëndetësisë dhe jo vetëm, edhe atëherë kur ministrat tuaj dhe zëvendëskryeministrat janë zënë në vjedhje haptazi të parave publike dhe të fondeve të taksapaguesve shqiptarë.
Prandaj, të flasësh kështu për votë kundër të opozitës, e cila ka treguar gjithmonë se ka vetëm një yll polar: interesin e qytetarëve, interesin publik.
Ndërkohë që ju nëpërmjet forcës së kartonave edhe njëherë dhe votës kundër keni frenuar çdo iniciativë për të kontrolluar ekzekutivin dhe keni penguar një të drejtë kushtetuese që ka pushteti legjislativ për t'u ushtruar kontrollin mbi ëh qeverinë dhe pushtetin ekzekutiv.
© SYRI.net