Që prej marrjes si e pandehur nga SPAK, zv.kryeministrja Belinda Balluku ka munguar në Kuvend, ndërkohë që vazhdon të mbajë detyrat e saj në krye të qeverisë “Rama”.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi përsëriti kërkesën e opozitës për ta larguar larguar menjëherë nga detyra sepse nuk mund të fshihet pafundësisht nga Kuvendi. Ajo nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin e gjatë”, të cilin e ka marrë peng!
“Ajo nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin e gjatë”, të cilin e ka marrë peng!” thotë ai në një reagim në facebook.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
Sot të gjithë ministrat, në ushtrim të përgjegjësisë së tyre sipas nenit 80, pika 1 e Rregullores së Kuvendit, ishin prezent në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare që mbulojnë fushën e tyre të përgjegjësisë. E vetmja që u fsheh ishte E PANDEHURA Belinda Balluku!
E pandehura Balluku nuk mund të sillet sikur asgjë s'ka ndodhur, vetëm për faktin se ajo e di që Edi Rama është peng i korrupsionit të tij dhe nuk mund ta shkarkojë. E pandehura Balluku duhet të largohet menjëherë nga detyra sepse nuk mund të fshihet pafundësisht nga Kuvendi. Ajo nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin e gjatë”, të cilin e ka marrë peng!
Llogaridhënia është baza e qeverisjes demokratike. Çdo aferë korruptive është taksë e fshehur që i vihet qytetarit shqiptar. Është pengesë për zhvillimin e vendit. Shkon kundër mirëqenies. Është një hap më shumë drejt largimit të të rinjve nga Shqipëria.
© SYRI.net