Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha konferencë për shtyp

SYRI TV/ Rama, qëndrime të paqarta ndaj Veliajt

SYRI TV/ Rama, qëndrime të paqarta ndaj Veliajt

19:15, 12/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama vijon të mbajë qëndrime të paqarta rreth kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Gjatë një takimi në Tiranë,  Rama kërkoi nga organet e drejtësisë që ti japin mundësi Veliajt të kthehet në krye të detyrës por edhe nëse kjo nuk ndodh, vendimet do të vijojnë të merren prej tij dhe Ogerta Manastirliut.

Nga SYRI TV

Kryeministri Edi Rama vijon të shprehet në mënyrë të paqartë nëse Erion Veliaj duhet liruar nga burgu pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi kërkesën e qeverisë për shkarkimin e kryebashkiakut. Gjatë një takimi me banorët e njësisë 5 në Tiranë ku prezantoi projektbuxhetin, Rama kërkoi nga organet e drejtësisë që ti japin mundësi Veliajt të kthehet në krye të detyrës por edhe nëse kjo nuk ndodh, vendimet do të vijojnë të merren prej tij dhe Ogerta Manastirliut.

Gjykata Kushtetuese t’i qëndrojë besnike vetes së vet, e ti japin mundësi që të vijoi detyrën, por deri atëherë ne jemi këtu.

Dy javë më parë Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili vijon të mbahet në qelitë e paraburgimit të Durrësit nën akuzat për korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rrëzoi automatikisht edhe dekretin e Presidentit të Republikës për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco