Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha konferencë për shtyp

SYRI TV/ Balluku shmang llogaridhënien në komision, Bardhi: Po fshihet si kriminele

17:41, 12/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas mungesës në seancën parlamentare, duke bërë karshillëk me postime inaugurimesh në Facebook, sot zv.kryeministrja Belinda Balluku ka sfiduar Kuvendin edhe për prezantimin e projektbuxhetit 2026, një detyrim ligjor për anëtarët e kabinetit qeveritar. Opozita e ka cilësuar këtë si shkelje ligjore, duke kërkuar paraqitjen e Ballukut, por, përkundër Rregullores, Komisioni i drejtuar nga Anila Denaj ka vijuar me dëgjesën e zëvendësve të Ballukut. Kjo situatë ka shkaktuar tensione, ndërsa deputetët demokratë e cilësuan mungesën si shmangie nga llogaridhënia për vjedhjen 190 milionë euro në tunelin e Llogarasë.

Ndërsa është vendosur zyrtarisht nën akuzë nga SPAK, zv.kryeministrja Belinda Balluku vijon të shmangë llogaridhënien publike dhe të fshihet nga përgjegjësia. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë refuzoi të shkonte në prezantimin e projektbuxhetit për vitin 2026 për dikasterin që drejton, duke dërguar në mbledhjen e Komisionit për Burimet Natyrore zëvendësministrat. Mungesa e Ballukut shkaktoi debate të forta, pasi deputetët e opozitës kërkuan praninë e saj për të dhënë shpjegime për buxhetin e ministrisë që drejton dhe për akuzat e SPAK-ut.

Ndërsa zv.ministrat vijuan prezantimin e buxhetit, deputetët e Partisë Demokratike vijuan të kërkojnë shpjegime për aferën e tunelit të Llogarasë, me vlerë 190 milionë euro, për të cilën Belinda Balluku akuzohet se ka shkelur barazinë në tender. Deputetët demokratë ngritën pikëpyetje edhe për aferat e tjera korruptive të Ministrisë së Infrastrukturës: kostot e fryra të rrugëve, shpërdorimin e parave të buxhetit të shtetit në projekte që nuk janë vënë kurrë në punë, si rasti i anijeve energjetike, apo procedurat antiligjore në tenderin e tunelit të Llogarasë.

Që prej momentit kur u mor e pandehur nga SPAK, Belinda Balluku ka shmangur Kuvendin e Shqipërisë, duke zgjedhur të dalë publikisht vetëm në aktivitete me regji qendrore të Kryeministrisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco