Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha konferencë për shtyp

Priste të zëvendësonte Manastirliun, Rama shpërblen Qefalinë me postin e…

Priste të zëvendësonte Manastirliun, Rama shpërblen Qefalinë me postin e…

13:51, 12/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-deputet i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia është emëruar zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Burime për mediat bëjnë me dije se vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, pas propozimit të bërë nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu.

Qefalia, pritej të rikthehej në Kuvend për të zëvendësuar Ogerta Manastirliun, në rast se kjo e fundit do të kandidonte për kryetare të Bashkisë së Tiranës.

Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pas atentatit mafioz pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani, ngjarje që ka vënë në lëvizje strukturat e rendit dhe të hetimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco