Ivi Kaso: Të rritet buxheti për Prokurorinë e Përgjithshme, puna është rritur, kushtet janë të pamundura

Ivi Kaso: Të rritet buxheti për Prokurorinë e Përgjithshme, puna është rritur, kushtet janë të pamundura

10:25, 12/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, gjatë fjalës së tij në Komisionin për Nismat Qytetare, ku po diskutohej projektbuxheti i vitit 2026 dhe mbështetja financiare për Prokurorinë e Përgjithshme, kërkoi rritje të fondeve dhe investime kapitale për këtë institucion. Ai theksoi se volumi i punës është rritur ndjeshëm, ndërsa kushtet infrastrukturore dhe logjistike mbeten problematike.

Fjala e Ivi Kasos:

“Ne kemi theksuar që në momentin e relatimit që pesha që mban Prokuroria e Përgjithshme është e madhe sepse mbulon 95% të veprave penale dhe volumi i punës është i jashtëzakonshëm.  

Nëse do të shihnim që volumi i dosjeve të përpunuara është rritur me 15% është e logjikshme që shifra e suportit të ishte në vlera analoge duke marrë parasysh dhe problamtikat e rënda që janë relatuar si pamundësia e godina ekzistuese, çështja e arkivave që thellohet vit pas viti dhe siç u relatua dhe nevojat e shtuara të sigurisë.

Jemi të ndërgjegjshëm për kushtet e vështira që Prokuroria ndjek veprat penale. Shumica e gjyqeve zhvillohen në zyrat e gjyqtarëve ku gjyqtari, i pandehuri dhe prokurori janë në një karrige. Është e palogjikshme dhe anormale. Ne jemi suportues të një mbështetje buxhetore të kanalizuar në investime kapitale që duhet të fokusohet jo vetëm në rikonstruktim por dhe në shtimin e godinave të reja.

Të gjitha këto janë çështje të mprehta dhe nga e cila vuan ndjekja penale”, tha Kaso.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco