Rama e merr në zyrë ‘abuzuesen’ Krifca, ndërsa në Maqedoni i arrestojnë zyrtarët për fondet e IPARD

Rama e merr në zyrë ‘abuzuesen’ Krifca, ndërsa në Maqedoni i arrestojnë zyrtarët për fondet e IPARD

00:02, 12/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -
Në të njëjtën ditë kur kryeministri shqiptar Edi Rama mori në mbrojtje, futi në godinën e kryeministrisë ish-ministren e Bujqësisë Frida Krifca, e cila më parë dyshohet e përfshirë aferën korruptive për menaxhimin e fondeve IPARD, në Maqedoninë e Veriut autoritetet kanë arrestuar pesë zyrtarë të lartë për korrupsion me të njëjtat subvencione evropiane.
 
Mes të arrestuarve është edhe drejtori i Agjencisë për Pagesat e Ndihmës dhe Zhvillimit Rural, Ilia Stoilev, i cili akuzohet se ka kërkuar 50 mijë euro ryshfet për të miratuar një subvencion të financuar nga Bashkimi Evropian për një biznes bujqësor në pronësi të një ish-ministri. Ai është kapur në flagrancë me 400 euro, që përbënin paradhënie të shumës së plotë.
 
Të gjitha fondet e përfshira në hetim janë pjesë e programit IPARD, që synon mbështetjen e fermerëve dhe zhvillimin rural.
 
Pas arrestimeve, qeveria maqedonase ka pezulluar përkohësisht të gjitha subvencionet IPARD, deri në përfundimin e hetimeve. Kryeministri Christian Mickoski deklaroi se ky vendim është marrë për të garantuar kontroll të plotë mbi procedurat, ndërsa opozita SDSMe akuzoi qeverinë për korrupsion sistemik dhe paralajmëroi se vendi mund të humbasë deri në 100 milionë euro ndihmë nga BE-ja.
 
Nga ana tjetër, Komisioni Evropian ka kërkuar informacione shtesë dhe nuk përjashton përfshirjen e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) në hetim. Nëse shkeljet vërtetohen, Maqedonia e Veriut mund të detyrohet të kthejë fondet e abuzuara.
 
Ndërkohë Shqipërisë i janë ndërprerë fondet, por Rama preferon më shumë të mbrojë Krifcën sesa të thithë fonde nga BE për fermerët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco