Pas ngjarjes kriminale në Rinas, gazetari Elvi Fundo ka deklaruar se ministrja Albana Koçiu është një kamariere në Ministrinë e Brendshme që thjesht merr bakshishin dhe është kot.
Gjatë intervistës me moderatorin Adi Krasta, në emisionin A Show në Syri Tv, Fundo kritikoi ashpër performancën e Ministres së Brendshme, Albana Koçiu, duke e cilësuar rolin e saj thjesht si 'kamariere', e cila fokusohet në çështje dytësore si sistemi i adresave, ndërsa siguria publike është lënë pas dore.
Drejtori i Policisë së Shtetit, për Fundon është përgjegjësi kryesor për situatën, duke e akuzuar për largimin e profesionistëve dhe promovimin e individëve me lidhje të dyshimta, duke i shkaktuar institucionit një "dëm të parikuperueshëm".
Mungesa e profesionalizmit në menaxhimin e skenës së krimit në Rinas, u përmend si dëshmi e këtij degradimi.
Që ne nuk kemi një ministre të brendshme, por kemi një kamariere në institucionin e Ministrisë së Brendshme. Më duket si kamariere që shërben, që i lë ndonjë bakshish dhe shkon. Ne kemi një ministre të brendshme, të cilën na e ka deklaruar kryeministri në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, ti do merresh i tha me sistemin e adresave. A thua se ky është roli kryesor i Ministrisë së Brendshme. Ndërkohë që policia e shtetit është problematike dhe që policia e shtetit të drejtohet, duhet të ketë një vullnet të fortë politik dhe një ministër të brendshëm të fortë politik. Pse pati sukses në vitin 2005-2007 lufta ndaj krimit dhe korrupsionit?
Megjithëse pati një mijë akuza, sepse Sokol Olldashi kishte një vullnet të hekurt politik, i mbështetur nga kryeministri. Dhe ne duhet të kemi një ministër të brendshëm me vullnet të fortë politik, të mbështetur nga kryeministri luftën ndaj krimit dhe nuk mund të kemi një drejtor policie, i cili siç e thashë, e merr një oficer profesionist, oficer të policisë gjyqësore dhe e degdis pse merr celularin e një të arrestuari, apo shumë nga drejtorët dhe strukturat e tij janë të shumë-akuzuara. Dhe profesionistë dhe njerëz të cilët janë me eksperiencë në policinë e shtetit, janë lënë në hije, janë larguar, janë anatemuar sepse nuk i pëlqejnë këtij Ilir Prodës i cili ka dhe celularin e tij në SPAK, apo është i përfolur për lidhje shumë të dyshimta.
Në lidhje me ngjarjen e sotme, Albana Koçiu, thjesht e kanë lënë atje në ministri të merret me adresat. Nuk besoj që Albana Koçiu merret me drejtorin e policisë, as besoj që drejtori i policisë ja hap telefonin Albana Koçiut. Dhe drejtori i policisë duhet ta ketë lidhjen direkte me kryeministrin dhe është njeri shumë i fuqishëm. Ka fuqinë përtej ministrit të brendshëm. Ndoshta është drejtori i policisë më, më me pushtet që ka pasur historia e këtyre viteve të demokracisë. Për shkak se të gjithë drejtorët e tjerë të policisë ishin në hijen e ministrave. Kurse ky është një drejtor policie që e ka në hije ministren e brendshme. Pastaj ato që del dhe flet ministrja, nga halli dhe nga sikleti mirë do ishte të heshte dhe sot ajo që ka ndodhur pastaj me policinë atje në ngjarjen kriminale që ka ndodhur në Rinas, ishte një, një gjë shumë e dhimbshme për shkak se ne në celularët tanë na kanë ardhur video të viktimave brenda në makinë.
E kupton? Nuk pati një perimetër sigurie, nuk u rrethua nga policia, vinin policët me shkelma godisnin xhamat, të shikonin ç'bëhej atje brenda, kishte të gjallë apo të vdekur. Ndërkohë që ka një formë ndërhyrje. Vjen emergjenca, vjen zjarrfikësi, kanë mjete policët për të ndërhyrë direkt në vend ngjarje, nuk filmohen kufomat atje, bëhet një perimetër sigurie që mblidhen provat. Çfarë prova do mbledh atje prokurori kur të shkojë ose oficerët e policisë gjyqësore, një zot e di se ata provat i kishin shkatërruar atje. Dhe gjithçka dukeshe si ishte. Ajo tregon totalisht një aprofesionalizëm. Dhe për të shkuar prapë te ministrja, e cila është thënë se ka vajtur për të marrë adresat, për të marrë me adresat, suksesin e vetëm ka ca shembje, që shkon me këto tik MT-së dhe shemb dhe një nga një investigim që unë kam bërë javën e shkuar kur isha në Tiranë dhe mblodha dokumentet, një shembje që ka bërë ishte një shembje me leje me një objekt në, s'po e them subjektin dhe vendin që të mos duket për reklamë, po në një subjekt në periferi të Tiranës, të cilit i thoshin ke ndërtuar mbi volumet e lejes së ndërtimit, ndërkohë që nga matjet kishte 1860 metra më pak dhe tre vila i kishin shembur. Tani këto para ne do t'i paguajmë në Strasburg, është e sigurtë.
Këtë po bën Albana Koçiu. Dhe do t'ia shikojmë këngën më vonë, por ajo që është shqetësuese është, qeveria shqiptare, kryeministri, opozita, të gjithë duhet të fokusohen te puna e Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit është më keq se kurrë. Sot drejtori i Policisë është një njeri që për mua i ka bërë një dëm të parikuperueshëm për një afat të gjatë Policisë së Shtetit. Shumë profesionistë siç e përmenda po e ritheksoj, janë lënë në hije dhe janë marrë njerëz të cilët janë kapur dhe me grupe strukturore kriminale. Ju kujtoj këtu si e morën Olld Bistrin kohë të shkuar dhe e vunë drejtor të operacionales dhe pastaj na doli na doli në në përgjimet e Sky dhe Crochatit. Apo atë oficerin tjetër të policisë që shoqëronte Vis Martinaj, apo këtë oficerin tani të MP-së që ndodh në vend ngjarje te ngjarja kriminale.
Çfarë bën policia në këtë rast? Cilat janë standartet? Tani vjen një njeri i cili është një me precedent penal kriminal dhe shoqërohet nga policia. Në një vend normal do kishte dhënë dorëheqjen drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Por drejtori i Policisë rri atje përtej, përtej profesionalizmit, përtej aftësisë, unë nuk besoj që është një njeri profesionist, përkundrazi kam të gjitha dyshimet e mia dhe nuk dua ta akuzoj drejtpërdrejtë, se ai është përgjegjësi kryesor mbi situatën e rënduar që ndodhet Policia e Shtetit, mbi goditjen që u është bërë njerëzve profesionistë, kjo dhe për çështje të caktuara personale dhe inate personale të tija. Është rritur në Policinë e Shtetit sipas informacioneve që unë kam, rrethi i tij shoqëror dhe personal në polici dhe janë goditur oficerë karriere, profesionistë dhe prandaj dhe kemi këtë situatë të rendit dhe sigurisë me ngjarje të tilla si ajo e Rinasit.
© SYRI.net