Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard komentoi nga Korça ligjin për barazinë gjinore.
Ajo konfirmoi qëndrimin e opozitës se nuk ka një direktivë të BE-së për këtë çështje.
“Ajo që mund të them është që të drejtat e njeriut, mosdiskriminimi kundrejt çdo lloj njeriu dhe popullsie dhe barazia e gjinive, janë vlerat thelbësore të Bashkimit Europian. Nuk ka një direktivë të BE-së, të gjitha tekstet e BE mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën nga diskriminimi, është zemra e të drejtës në BE dhe është zemra e diplomacisë franceze gjithashtu,” tha ajo.
Kujtojmë se lideri i opozitës, Sali Berisha, ka deklaruar disa herë se nuk ka një direktivë të BE-së ku mbështetet ky ligj. Reagimi i tij erdhi pas qëndrimit të ambasadorit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato.
Ndërkohë Berisha ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese franceze e ka rrëzuar një ligj të ngjashëm në vitin 2016.
© SYRI.net