Gjykata e Posaçme pranon dy nga kërkesat e avokatëve gjatë seancës për dosjen “Partizani” mbi ekstraktet e disa kompjuterëve të sekuestruar, që u konsideruan si masa antikushtetuese, si dhe mbi kërkesën e avokatëve të Berishës që të pyetet si dëshmitar një ekspert topograf. Mbrojtja gjithashtu kishte evidentuar konfliktin e interesit të ekspertëve shkencor në policinë që dikur drejtohej nga kallëzuesi i Berishës Taulant Balla, por togat e zeza e rrëzuan.
Syri TV
Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e avokatëve të të akuzuarve për dosjen “Patrtizani”, që të pyetet një ekspert topografik, dhe të thirret si dëshmitarë nëse ka plotësuar kushtet ose jo për të kryer këtë detyrë. Po ashtu GJKKO urdhëroi SPAK që të dhënat e ekstraktuara nga 3 pajisje kompjuterike të sekuestruara “Studio Pustina”, por që janë kthyer më pas, të mos përdoren dhe të konsiderohen të pavlefshme. Por teksa pranoi dy nga kërkesat, togat e zeza rrëzuan disa të tjera të depozituara nga mbrojtja e liderit të opozitës Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit. Ato kanë të bëjnë me ekspertët e policisë shkencore që të pandehurit pretendonin se kanë qenë në konflikt interesi pasi kanë kryer ekspertime ndërkohë që kallëzimi ishte kryer nga Taulant Balla, ish-ministër i Brendshëm. Avokatët kërkuan pavlefshmëri absolute të akteve hetimore të SPAK që lidhen me vendimet e marra gjatë hetimeve paraprake nga gjyqtarja Irena Gjoka. Në arsyetimin e GJKKO-së të gjitha pretendimet për masat e sigurimit i janë nënshtruar kontrollit gjyqësor deri në Gjykatën kushtetuese. GJKKO shton se shkaqet që parashtrohen nga kërkuesi mbeten deklarative, dhe se ekspertët e institutit të policisë shkencore kanë kryer detyrën bazuar në ligj. Por ndërkohë GJKKO do thërrasë një ekspert topograf të dëshmoje për njohuritë dhe kualifikimet e tij e më pas do shprehet për një nga kërkesat për pavlefshmëri absolute.
GJKKO konstaton se disa nga pretendimet nuk përfshihen në kategorinë e kërkesave paraprake por duhet ti nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor. Gjatë seancës së kësaj të hënë, Gjykata rrëzoi kërkesën e shoqërisë ‘Kontakt” për gjykim të shkurtuar ndërsa avokatët kërkuan kohë duke bërë që gjyqi të shtyhej për në datën 25 nëntor në orën 11.00
© SYRI.net