Nga Petrit Vasili/
Dje u vulos përfundimisht asgjësimi i vullnetit të popullit nga narkopolitika.
E pabesueshme, por e vërtetë, 88% e qytetarëve nuk votuan!!!
Votuan vetëm 12% e zgjedhësve, pra ne fakt votuan një grusht patronazhistësh dhe një numër të moshuarish, ndërsa munguan masivisht të rinjtë, që bojkotuan zgjedhjet si asnjë herë më parë.
Narkopolitika i beri nul zgjedhjet!
Një minorancë e kriminalizuar ka rrëmbyer pushtetin e shumicës absolute të popullit.
U zgjodhën 5 kryetarë bashkie, qe kanë shumë më pak vota edhe se votat e zakonshme të partive të tyre, sepse edhe socialistët bojkotuan!
Narkopolitika asgjësoi zgjedhjet dhe zëvendësoi pushtetin e popullit me votat e patronazhistëve, që ushqehen me supën e korrupsionit.
Vetëm debilët mund të krenohen e të flasin për fitoren e këtyre hiçzgjedhjeve!
© SYRI.net