Këshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Vlorës Atird Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv.
Ai gjatë fjalës së tij vlerësoi se, “rezultati i zgjedhjeve në Vlorë konsiderohet një thirrje e qartë për reflektim, veçanërisht për mazhorancën qeverisëse”. Analizat e para të rezultatit sugjerojnë se goditja kryesore erdhi si pasojë e një bojkoti masiv nga vetë elektorati socialist, i pakënaqur me qeverisjen.
“Faktori vendimtar në këtë rezultat ishte mospjesëmarrja e theksuar e simpatizantëve të Partisë Socialiste”. “Të dhënat tregojnë se rreth 15,000 qytetarë, të cilët në zgjedhjet e vitit 2023 kishin shprehur mbështetjen e tyre për PS-në, këtë herë munguan në kutitë e votimit”. “Ky akt interpretohet si një shenjë e qartë e pakënaqësisë së thellë ndaj keqqeverisjes vendore dhe qendrore”.
Nga ana tjetër, edhe opozita pati faktorët e saj që ndikuan në rezultat. Duke mos pasur një kandidat zyrtar, ajo mbështeti një kandidat të pavarur, një strategji që gjithashtu konsiderohet se ka luajtur rol në dinamikën e zgjedhjeve. Megjithatë, theksi kryesor mbetet te mesazhi i dërguar nga votuesit e zhgënjyer të së majtës.
Bojkoti i elektoratit socialist përshkruhet si një "shuplakë e fortë" ndaj Kryeministrit Rama dhe mazhorancës. Ky fenomen lidhet drejtpërdrejt me një perceptim të akumuluar ndër vite, madje dekada, për keqqeverisje të qytetit bregdetar.
Si një shembull konkret i kësaj keqqeverisjeje, përmendet gjendja e rënduar e infrastrukturës në Vlorë. Pamjet e transmetuara në ditën e zgjedhjeve, ku qyteti u përmbyt pas vetëm pak minutash reshje shiu, u përdorën për të ilustruar pasojat e prekshme të një menaxhimi të cilësuar si i dobët.
Flavio Qarri: Çdo taksist do të bëhet kryeministër, ti kryetar opozite nuk do të bëhesh i çikë si Ismail Qemali, është e pabesueshme.
Atird Hoxha: Nuk do ishe vlonjat po mos ta kishe atë obsesion.
Flavio Qarri: Nejse ikim.
Atird Hoxha: Nuk është, nuk është më i vështirë se të qenit piktor.
Flavio Qarri: E vërtetë është edhe kjo.
Atird Hoxha: Taksisti e ka të drejtë.
Flavio Qarri: Qëndron. Më thuaj atje.
Atird Hoxha: Me thënë të drejtën Flavio, nga këto zgjedhje, nga ky rezultat, mendoj që duhet të reflektojmë të gjithë. Absolutisht mendoj që goditja kryesore ka ardhur për, për shkak të keqqeverisjes dhe mospjesëmarrja, bojkoti është kryesore është që i takon votuesve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste. Mjafton të shikosh shifrat, janë gati 15.000 qytetarë të cilët që në vitin 2023 kanë shprehur vullnetin e tyre pro Partisë Socialiste, sot ju mungojnë në kutinë e votimit. Pa diskutim që edhe opozita ka problemet e saj, por duhet theksuar që opozita ka mbështetur një nga kandidatët e pavarur, pra nuk ka pasur një kandidat zyrtar të saj dhe mendoj që edhe kjo ka qenë një nga faktorët që ka ndikuar në në rezultat. Por bojkoti absolutisht mendoj që është një shuplakë e fortë ndaj Ramës dhe mazhorancës për shkak të keqqeverisjes së qytetit të Vlorës prej vitesh tashmë, dekadash. Mjafton të shikosh edhe pamjet filmike të televizioneve tuaja ditën e zgjedhjeve që qyteti i Vlorës me pak minuta shi u përmbysën me dhjetëra nuse.
© SYRI.net