Në Vlorë komisionerët e PS u kalojnë patronazhistëve të dhënat e qytetarëve që kanë votuar, teksa më pas patronazhistët angazhohen të bëjnë identifikimin e punonjësve, apo qytetarëve që nuk kanë votuar , për ti kontaktuar. Ndonëse jemi në kushtet keqpërdorimit të të dhënave personale nga KQZ, Prokuroria dhe Policia nuk ka asnjë veprim konkret. Nga ana tjetër në Cërrik punonjësit e administratës qëndrojnë në hyrje të qendrave të votimit duke diktuar votën e qytetarëve.
Syri tv
Partia në pushtet nuk heq dorë nga sistemi i patronazhimit as në zgjedhje të pjesshme si në rastin e Vlorës, ku përballë nuk ka kundërshatarin tradicionale nga radhët e kandidatëve të Partisë Demokratike, por dy kandidatë të pavarur që fragmentarizojnë votën e votën atyre që kanë vendosur të ndëshkojnë keqqeverisjen e Ermal Dredhës.
Sic duket në këtë dokument të siguruar nga Syri Tv në një qendër votimi në Vlorë,n ë fletën që shihni në pamje, është shënuar numri 3 shifror që kanë qytetarët në listën e votuesve, ky numër pasi mbahet shënim nga komisioneri i Partisë Socialiste, i serviret zyrës së bazës së patronazhimit, të cilët bëjnë identifikimin e punonjësve, apo qytetarëve që nuk kanë votuar , për ti kontaktuar.
Shkelje e rëndë kjo, pasi Patronzhistët veç presionit ndaj punonjësve që kanë votuar, keqpërdorin të dhëna personale të qytetarëve që kanë votuar. Ajo që është më e rëndë në këtë situatës, është fakti se këta patronazhistë janë të atashuar në komisionet zgjedhore dhe abuzojnë me të dhënat, keqpërdorimi i të cilave është di dënueshëm me burg.
Ky është një skenar që aplikohet prej vitesh nga Partia Socialiste, teksa as KQZ as Prokuroria dhe as SPAK nuk kanë denjuar ta zbërthejnë dhe ta godasin.
Ndërkohë edhe në Mat dhe në Cërrik nuk ka munguar prania e patronazhistëve dhe punonjësve të Administratës në Qendrat e Votimit.
Siç duket në këto foto persona të identifikuar si punonjës të administratës qëndrojnë në Qendra Votimi, teksa punonjës të tjerë të administratës janë janë komisionerë.
Kandidati për Bashkinë e Cerrikut nga Shqipëria Bëhet ka denoncuar pranë e administratës në hyrje të qendrave të votimit.
Ndërkohë e njëjta situatë ka qënë edhe në zgjedhjet në 5 Bashkitë e tjera.
© SYRI.net