Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë ka një rëndësi që tejkalon zgjedhjen e kryetarëve të rinj të komunave. Analisti Faton Veliu, i ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, për të folur mbi balotazhin e zgjedhjeve lokale që mbahen në Kosovë, tha se rezultatet do të jenë një tregues i fuqisë politike, ndërsa pritet të çojnë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare brenda këtij viti.
Balotazhi shihet si një test vendimtar, veçanërisht pasi qendrat kryesore si Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Gjakova, Peja dhe Gjilani, do të zgjedhin udhëheqësit e tyre. Këto zgjedhje, sipas Veliut, do të shërbejnë si një "bazë e fuqishme" për forcat politike kryesore në prag të votimeve të reja kombëtare. Lëvizja Vetëvendosje, e cila garon me 12 kandidatë në këtë raund, kërkon të konsolidojë pozitën e saj.
Fitorja në komunat kryesore nuk është vetëm çështje e qeverisjes lokale, por edhe një mundësi për partitë që të shpallin fitoren dhe të dalin si forca më kryesore në vend. Kjo garë për dominim, lidhet drejtpërdrejt me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Analisti Veliu shprehet se formimi i një qeverie të re nga përbërja aktuale e Kuvendit, është i pamundur. Ai arsyeton se Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të sigurojë shumicën dhe me 56 mandate që ka, nuk mund ta formojë e vetme qeverinë. Për më tepër, qëndrimi i shprehur kundër koalicioneve, edhe pas nominimit të Glauk Konjufcës si kandidat për kryeministër, e bën ngërçin politik të pashmangshëm.
“Numrat pa koalicion nuk mund të arrihen,” thekson Veliu.
Ky bllokim politik, sipas tij, do ta detyrojë Kosovën të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare, të cilat parashikohet të mbahen në dhjetor. Rrjedhimisht, formimi i institucioneve të reja do të shtyhej për në fillim të vitit të ardhshëm, ndoshta në shkurt ose mars, pas arritjes së një marrëveshjeje të re politike ndërmjet subjekteve. Kjo lë të kuptohet se vendi po shkon drejt një cikli të ri zgjedhor, duke i dhënë fund spekulimeve për një qeverisje të përkohshme.
Po unë mendoj se përveç rëndësisë që do të kemi kryetarë të rinj për komunat nëpër Kosovë, rëndësi tjetër e veçantë e balotazhit të tanishëm është edhe shkaku se ne jemi në prag të mbajtjeve të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë dhe të cilat do të do të jenë një bazë e fuqishme pra për ato zgjedhje për forcat politike kryesore të vendit. Në balotazh kemi kemi kryesisht forcat kryesore politike nga Kosova që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje që në këtë raund ka 12 kandidatë të mundshëm për t'u zgjedhur kryetar komunash.
E për një fakt tjetër me rëndësi është pasi që në raundin e parë kam ka ka arritur vetëm një nga komunat kryesore të vendit të të dalë pa balotazh, ndërsa në qendrat kryesore të Kosovës, pra duke filluar nga Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Gjakova, Peja, Gjilani, të gjitha janë në raundin e dytë të të zgjedhjeve dhe subjektet politike synojnë që të marrin sa më shumë nga komunat kryesore pasi bëhet fjalë edhe për numrin e madh të elektoratit të këtyre votuesve dhe si të tillë të të shpallin fitoret dhe të të dalin si forca më kryesore pra në prag të mbajtjeve të zgjedhjeve të tjera parlamentare të cilat pritet të mbahen brenda, besoj brenda këtij viti në në Kosovë.
Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të marrë shumicën për të bërë zotin Kurti kryeministër e një gjë të tillë nuk e besoj se do ta arrijë as me kandidatin e tyre të dytë, pra zotin Konjuca, pasi që nuk kemi një dakordim dhe në ditën që është nominuar zoti Konjuca për kryeministër të Kosovës, ai doli dhe shumë haptas e tha që ne nuk jemi të interesuar për koalicion dhe numrat pa koalicion nuk mund të arrihen.
Pra, është parë shumë qartë se më e shumta që mund të arrijë Lëvizja Vetëvendosje në këtë mandat është 56 mandate, 56 numra, të cilët janë të pamjaftueshëm për krijimin e qeverisë dhe në këtë mënyrë do të detyrohemi të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Zoti Kurti ka paraparë një opsion që do të kemi dy palë zgjedhje brenda një periudhe të shkurtër, por unë besoj se Kosova do të shkojë në një palë zgjedhje, që do të bëhen në dhjetor dhe krijimi i institucioneve do të ndodhë diku ndoshta, me opsionin më të mirë brenda muajit shkurt apo mars, pas një marrëveshje politike që duhet të bëhet në mes të subjekteve politike.
© SYRI.net