Lajmi i fundit

Goditje për Vettingun nga Strasburgu: Shkarkimi i Gentian Osmanit shkeli Konventën Europiane

Isufi: Raundi i dytë i zgjedhjeve në Kosovë nis pa incidente, pjesëmarrja më e lartë në Prishtinë dhe Fushë Kosovë

11:42, 09/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë ka nisur në një atmosferë përgjithësisht të qetë. Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 të mëngjesit në 18 komuna, dhe sipas raportimeve të para, nuk janë shënuar incidente të rënda që do të cenonin procesin.

Gazetari, Venhar Isufi, konfirmoi se materialet zgjedhore janë shpërndarë në kohë dhe masat e sigurisë janë të larta, përfshirë instalimin e kamerave të vëzhgimit në qendrat e votimit për të parandaluar çdo tentativë për manipulim, si fotografimi i votës. 'Krahasuar me raundin e parë, pjesëmarrja në orët e para të mëngjesit ka treguar një interesim më të lartë nga qytetarët, veçanërisht në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, ndërsa në Obiliq lëvizja ka qenë më e ulët.'-u shpreh ai

Ai theksoi se liderët kryesorë politikë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe krerët e opozitës, kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve të marrin pjesë masivisht. 

Venhar Isufi:

 Po, në fakt tashmë jemi duke përcjellur zhvillimet në komunën e Fushë Kosovës dhe Obiliqit. Kryesisht kemi edhe pjesën e Prishtinës, por që shohim se deri më tani, që nga ora 7:00 e mëngjesit kur janë hapur të gjitha qendrat e vendvotimeve, nuk ka rezultuar të ketë ndonjë incident të mundshëm që do t'ia vlente të theksohej për shikuesit tuaj, por që shohim se ka interesim në fakt të qytetarëve që edhe në raundin e dytë të dalin për të votuar për kandidatin e tyre të preferuar, ku e dimë që tashmë 18 komuna janë në balotazh pra në raundin e dytë. Me të drejtë vote janë diku rreth mbi 1.3 milionë qytetarë, të cilët do të shkojnë sot në kutitë e votimit, por do të mbetet të shihet deri në orën 15:00 kur dalin edhe përqindjet në fakt të daljes së qytetarëve se sa do të jetë ajo.

E dimë që në zgjedhjet e kaluara nuk është se ka pasur në fakt në raundin e parë, nuk është se ka pasur shumë dalje të qytetarëve për të votuar, por që orët e para të mëngjesit kanë qenë një fluks më i madh i qytetarëve, sidomos në Prishtinë, fluksi më i madh bëhet edhe pas orës 13:00, ku qytetarët dalin për të votuar, por e shohim që në komunën e Fushë Kosovës, sa ishim atje, kishte interesim më të lartë pra të qytetarëve në orët e para të mëngjesit, ndërkaq në komunën e Obiliqit nuk vërehej shumë se kishte dalje të qytetarëve në orët e para të mëngjesit. Gjithashtu nëpër qendrat e vendvotimeve janë edhe kamerat e sigurisë të cilat monitorojnë çdo evidentim në fakt nëse do të ketë të shkelje të procesit, qoftë fotografim të votës apo diçka e tillë, ndërhyrje apo ndonjë presioni.

Janë kamera të cilat e vëzhgojnë të gjithë situatën brenda qendrave të vendvotimeve, kështu që deri më tani është një situatë shumë e qetë. Në Prishtinë tashmë kanë votuar, ka votuar në fakt kandidati për kryetar i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ajrulla Çeku, ndërkaq pritet pastaj të dalë edhe Përparim Rama i cili është pra kundërkandidati në fakt i Ajrulla Çekut nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse të dytë janë në balotazh për Prishtinën, dhe pastaj në fakt e shohim që edhe liderë të tjerë, pra edhe kryeministri i vendit në detyrë Albin Kurti ka votuar, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe ta shpenzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Do të shohim se si do të shkojë i gjithë procesi deri në orën 19:00, kur edhe mbyllen të gjitha qendrat e vendvotimeve. Kësaj radhe do të jetë më shpejt e kuptueshme për rezultatet sepse ka të bëjë vetëm me dy kandidatë të cilët janë në 18 komunat të cilat janë në balotazh, kështu që është lehtësim më i madh edhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të publikojë në kohë reale rezultatet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco