Lajmi i fundit

Goditje për Vettingun nga Strasburgu: Shkarkimi i Gentian Osmanit shkeli Konventën Europiane

Bushkolaj: Zgjedhjet e pjesshme nuk janë thjesht formalitet, por provë politike për mazhorancën

10:16, 09/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari i Syri Tv, Elkier Bushkolaj, i ftuar në studion e moderatores Eneida Ndoci, komentoi zgjedhjet e pjesshme që po mbahen në 5 bashki të vendit.

Ndërsa Shqipëria po mban një raund të ri zgjedhjesh të pjesshme lokale në 5  bashki, një proces i nxitur nga lëvizjet e fundit në skenën politike kombëtare. Kryebashkiakët e Dibrës, Tepelenës, Rrogozhinës, Vlorës, dhe Beratit kanë lënë postet e tyre për të marrë mandate deputetësh ose pozicione ministrore, duke krijuar një vakum në qeverisjen vendore.

Bushkolaj u shpreh se, këto zgjedhje nuk janë thjesht një formalitet administrativ, ato janë një pasqyrë e strategjive politike dhe e balancave të pushtetit. 'Veçanërisht, largimi i kryebashkiakëve nga poste me fuqi të konsiderueshme ekzekutive për t'u bërë pjesë e legjislativit ngre pyetje mbi hierarkinë e pushtetit dhe vendimmarrjen brenda mazhorancës.'- u shpreh ai.

Gazetari, theksoi se ky proces zgjedhor do të jetë i pjesshëm, duke u fokusuar vetëm në zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë, pa prekur këshillat bashkiakë, tha Bushkolaj, megjithatë ai e sheh si një test për forcat politike në këto bashki. 

Bushkolaj:

Pak më specifike ishte situata në Vlorë ku kryetari i zgjedhur i bashkisë Ermal Dredha e ndërpreu mandatin në mes. Vijon ajo përplasja e Edi Ramës me kryebashkiakët e Vlorës, që nisi me atë të parin Shpëtim Gjikën, pastaj për të kaluar te Dritan Leli dhe tek Ermal Dredha. E njëjta, e njëjta zgjedhje e zotit kryeministri Edi Rama me të tre që i detyroi ata që të hiqnin pothuajse dorë nga mandati i tyre në krye të bashkisë, ndërkohë që edhe në Berat Ervin Demo për shkak të mandatit të deputetit, u detyrua që të braktiste postin e kryebashkiakut.

Për hir të së vërtetës, duke parë fuqinë elektorale që ka një kryetar bashkie, të bën pak përshtypje kjo zgjedhje, qoftë për për Tepelenën edhe mund ta mirëkuptoja disi pasi nuk kishte më të drejtë që të rikandidonte mos gaboj, ndërsa për Agron Malajn dhe për Ervin Demon bëri pak përshtypje kjo zgjedhje, por jemi në kushtet që tani do kemi zgjedhje që janë zgjedhje të pjesshme, duhet të kemi parasysh, flasim vetëm zgjedhje për kryetarin e bashkisë, pra nuk kemi zgjedhje edhe për këshilltarë që do të konfiguronte dhe këshillin bashkiak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco