Lajmi i fundit

Goditje për Vettingun nga Strasburgu: Shkarkimi i Gentian Osmanit shkeli Konventën Europiane

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, gazetarja: Garë e ngushtë në Prishtinë, procesi zgjedhor vazhdon i qetë

09:52, 09/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dita e balotazhit në Kosovë ka nisur me një proces të qetë votimi në 18 komuna, ku mbi 1.3 milionë qytetarë kanë të drejtën të zgjedhin kryetarët e tyre për katër vitet e ardhshme.

Sipas raportimeve nga terreni të korresondetes së Syri në Kosovë , Çlirimtare Dukolli, procesi ka filluar në orën 7 të mëngjesit pa ndonjë parregullsi të theksuar, ndërsa vëmendja është e përqendruar në disa beteja kyçe.

Sipas Dukollit, gara më e ndjekur është ajo për Prishtinën, ku kandidati i Vetëvendosjes, Arben Vitia, dhe ai i LDK-së, Përparim Rama, ndahen nga një diferencë minimale nga raundi i parë. Po aq e fortë është gara në Mitrovicën e Jugut, me një diferencë prej vetëm 0.09%, si dhe në Prizren, ku përballen kandidatët e Vetëvendosjes dhe PDK-së.

Dukolli shprehet se kkëto zgjedhje konsiderohen vendimtare për formësimin e hartës së re politike lokale, ku partitë, sidomos ajo në pushtet, synojnë të forcojnë ose të zgjerojnë bastionet e tyre.

Sipas gazetares, për mbarëvajtjen e procesit janë angazhuar 80 prokurorë, ndërsa Kryeministri Albin Kurti, pas votimit, e quajti ditën një 'festë të demokracisë' dhe bëri thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar se zgjedhjet lokale janë të lidhura ngushtë me ato nacionale.

Çlirimtare Dukolli:

Siç e thatë edhe ju, sot ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet për balotazhin në komuna, që nga ora shtatë e mëngjesit janë hapur të gjitha vendvotimet, për dallim nga ju, këtu po ecën një proces mjaft i qetë, proces zgjedhor është shumë i qetë, po KQZ-ja edhe ka dhënë detaje pak më herët rreth procesit që nga ora shtatë deri më tani, ku nuk është raportuar ndonjë incident apo parregullsi.

Siç e thatë edhe ju, raundi i dytë zhvillohet në 18 e një komunat e Kosovës, ku të drejtë vote e kanë 1.3 banorë. Këta 1.3,  banorë kanë të drejtë të shprehin të drejtën e votës së tyre në qendra të votimit, me gjithsej 1638 vendvotime.

Atëherë, garë e ngushtë natyrisht është në Prishtinë, mes kandidatit të LDK-së, Përparim Rama dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia. Kujtojmë se edhe në zgjedhjet e tetorit, të dy kandidatët për kryetar të kryeqytetit kanë, kanë pasur një, një diferencë shumë të ngushtë mes tyre rreth 0.7%, ku sot qytetarët do të vendosin se cili nga ata të dy do të drejtojë kryeqytetin.

Garë e ngushtë njësoj si në Prishtinë është edhe në Mitrovicën e Jugut, ku në fakt kandidojnë kandidatët për kryetar i PDK-së dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosja. Edhe ata kanë një diferencë shumë shumë të vogël, më saktë rreth 0.09%.

Garë e ngushtë do të ketë edhe në Pejë, mes kandidatëve.

Njësoj do të ketë dhe garë e ngushtë edhe në Prizren, ku do të shohim sot cili qytetarët kujt do t'ia besojnë këtyre kandidatë për kryetar të këtyre komunave për katër vjet.

Natyrisht që do të ndikojë, do të ndikojë direkt edhe në sistemin politik dhe do të ndikojë në hartën e re politike të komunave. Natyrisht që të gjitha, të gjitha partitë politike do të provojnë të bëjnë bastionet e tyre, sidomos Lëvizja Vetëvendosje do të provojë dhe të tentojë që të marrë komuna që deri më tani ndoshta kanë qenë e bastione të subjekteve të tjera politike.

Deri më tani po vazhdon procesi i qetë zgjedhor, ku nuk ka ndonjë incident apo parregullsi. Ne natyrisht do të qëndrojmë këtu në Prishtinë dhe në komunat e tjera, që të shohim të garojne sot për të vendosur kryetarët e tyre për katër vitet e ardhshme.

Po, pak më herët ka votuar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili ka votuar në njërën prej qendrave në lagjen Emshir të Prishtinës, në fakultetin juridik. Aty ku edhe dha një deklaratë pas votimit. Ai e cilësoi ditën e sotme si një festë të demokracisë, një ditë shumë e rëndësishme për shtetin dhe vendin dhe natyrisht për aktualitetin politik. Ai theksoi edhe një herë rëndësinë e zgjedhjeve lokale, duke i lidhur ato ngushtë me zgjedhjet nacionale, duke qenë se edhe aktualiteti politik në vend veçse dihet.

Ai e lidhi këtë ngushtë me zgjedhjet e mundshme edhe nacionale, duke bërë thirrje qytetarëve, qytetarëve që të votojnë sa më shumë, sa më masivisht, në mënyrë që edhe kryeqyteti të, jo vetëm por edhe komunat e tjera të zgjedhin kryetarin më të mirë për, për katër vitet e ardhshme, e natyrisht për zgjeruar edhe elektoratin dhe patjetër partinë e tyre politike në vend, duke e lidhur ngushtë edhe me zgjedhjet nacionale që ndoshta edhe mund të mbahen së shpejti.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco