Lajmi i fundit

Goditje për Vettingun nga Strasburgu: Shkarkimi i Gentian Osmanit shkeli Konventën Europiane

Probleme në qendrat e votimit në Mat: Qytetarëve u zhduket emri nga listat, transferohen në qendra të tjera pa njoftim

Probleme në qendrat e votimit në Mat: Qytetarëve u zhduket emri nga listat, transferohen në qendra të tjera pa njoftim

08:35, 09/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në disa qendra votimi të Bashkisë Mat janë konstatuar probleme serioze me listat e votuesve, duke shkaktuar pakënaqësi dhe konfuzion te qytetarët që kanë shkuar për të votuar në orët e para të ditës.

Sipas burimeve të Syri Televizion në qendrën e votimit nr. 0930/30, disa votues nuk kanë gjetur emrin e tyre në listat e afishuara, megjithëse aty kanë votuar edhe në zgjedhjet e mëparshme. Pas verifikimeve, është konstatuar se emrat e tyre janë transferuar në një qendër tjetër votimi, konkretisht në Muzhak, Komsi – QV nr. 0945/00, pa asnjë njoftim paraprak.

Image

Qytetarët shprehen të indinjuar dhe e konsiderojnë këtë një veprim të paqartë dhe të pajustifikuar nga administrata zgjedhore.

Punonjësit e qendrës së votimit, sipas burimeve në terren, nuk kanë dhënë shpjegime për arsyet e këtij transferimi, duke shtuar më tej konfuzionin dhe dyshimet për mënyrën se si po administrohet procesi.

Procesi i votimit në Mat po vijon, megjithatë këto episode kanë ngritur shqetësime për transparencën dhe besueshmërinë e listave zgjedhore në këto zgjedhje të pjesshme vendore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco