Lajmi i fundit

Goditje për Vettingun nga Strasburgu: Shkarkimi i Gentian Osmanit shkeli Konventën Europiane

Kandidatët për bashkinë Mat pritet të ushtrojnë të drejtën e votës

Kandidatët për bashkinë Mat pritet të ushtrojnë të drejtën e votës

08:29, 09/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkinë Mat ka nisur në orët e para të mëngjesit, me pjesëmarrjen e kandidatëve kryesorë në qendrat e tyre të votimit në qytetin e Burrelit.

LEXO EDHE: Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Nis procesi i votimit në Bashkinë e Matit

Në orën 09:00, Altin Bojni, kandidati i PS, do të ushtrojë të drejtën e votës në një nga qendrat e votimit në Burrel. 

Rreth orës 10:00, Eduart Brahilika, një tjetër kandidat në garë, voton në qendrën e tij përkatëse.

Ndërkohë, në orën 11:00, Suzana Pasha, kandidate e pavarur, gjithashtu pritet të votojë.

Sipas të dhënave paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, procesi në bashkinë Mat po vijon normalisht, pa incidente të raportuara deri në këto orë të paradites.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco