Në disa qendra votimi në Vlorë janë shfaqur problemet e para me nisjen e procesit zgjedhor të 9 nëntorit. Raportohet se në disa prej tyre ka pasur vonesa për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve PEI, të cilat përdoren për identifikimin elektronik të zgjedhësve.
Po ashtu, në disa qendra është evidentuar mungesa e anëtarëve të komisioneve, çka ka sjellë shtyrje të orarit të hapjes dhe ngadalësim të procesit.
Edhe aty ku votimi ka nisur, pjesëmarrja është e ulët, për shkak të moti të keq dhe reshjeve të shiut që kanë përfshirë qytetin që në orët e para të mëngjesit.
Autoritetet zgjedhore janë duke punuar për të zgjidhur problemet teknike dhe për të garantuar vijimin normal të procesit në të gjitha qendrat e votimit.
© SYRI.net