Edhe në qytetin e Vlorës ka nisur mëngjesin e sotëm procesi i votimit për zgjedhjet e 9 nëntorit. Procesi po zhvillohet në mënyrë të qartë dhe të qetë, ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, ku në orët e para të mëngjesit është vërejtur fluks më i lartë votuesish.
Këtë herë, vihet re një rënie e ndjeshme e interesit të qytetarëve për pjesëmarrje në votim. Disa prej tyre shprehen se “rezultati dihet që në fillim”, duke reflektuar një ndjenjë mungese konkurrence dhe besimi në procesin zgjedhor.
Megjithatë, komisionerët raportojnë se votimi po vijon pa asnjë problem apo ndërprerje, ndërsa qendrat e votimit janë hapur sipas orarit zyrtar.
© SYRI.net