Lajmi i fundit

Goditje për Vettingun nga Strasburgu: Shkarkimi i Gentian Osmanit shkeli Konventën Europiane

Përurohen dronët 'Made in Kosova'!  Droni kamikaz 'K1' dhe 'Skifteri' me shpejtësi deri në 270km/h, deri në 5000 metra lartësi

Përurohen dronët 'Made in Kosova'! Droni kamikaz 'K1' dhe 'Skifteri' me shpejtësi deri në 270km/h, deri në 5000 metra lartësi

17:58, 08/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Kosovë është përuruar droni 'made in Kosovo'

Droni kamikaz "K1", arrin shpejtësi maksimale prej 180km/h e lartësi deri në 2500 metra. Ndërsa "Skifteri" arrin në 5000 metra lartësi, hapësirë operuese 20km dhe shpejtësi prej 270km/h.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ishte në përurimin e dronit “Skifteri” të prodhuar në Gjilan nga kompania “Future Minds Academy”. Në një postim sot në Facebook, ai shkruan se përveç furnizimeve nga jashtë, tashmë  Kosova po prodhon vetë dronët e parë.

“Të ardhmen e industrisë së mbrojtjes dhe avancimit të dronëve luftarakë po e ndërtojmë e zhvillojmë edhe në Kosovë. Shteti ynë po shndërrohet në vend që prodhon. Në Gjilan, bashkë me kryetarin Hyseni, vizituam kompanitë e prodhimit të dronëve ushtarak ‘Skifteri’ dhe dronët civil, nga ‘Future Minds Academy’ dhe MIGA SkyShield MAR”.

"Made in Gjilan" përveçse natyrisht "Made in Kosova". Droni kamikaz "K1", arrin shpejtësi maksimale prej 180km/h e lartësi deri në 2500 metra. Ndërsa "Skifteri" arrin në 5000 metra lartësi, hapësirë operuese 20km dhe shpejtësi prej 270km/h,' ka shkruar Kurti.

Kurti premton se pas furnizimeve me dronët “Bayraktar TB-2”, “Puna” dhe “Skydagger”, do të vazhdojnë investimet për mbrojtje e siguri por edhe ngritje të kapaciteteve dhe prodhimtarisë.

Në mbrojtje e siguri kemi investuar duke blerë nga shtetet tona mike dhe partnere dronët Bayraktar TB-2, Puma dhe së fundmi dronët kamikazë Skydagger. Tash dronët luftarakë po i prodhojmë edhe vetë. Si qeveri, edhe në nivel qendror edhe lokal, do ta mbështesim dhe përkrahim ngritjen e kapaciteteve dhe prodhimtarisë, gjersa nuk do t'i ndalim investimet për mbrojtje e siguri.

Ndërkaq kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, e ka cilësuar këtë prodhim “frymëzues” dhe “dëshmi që të rinjtë gjilanas janë kreativë”.

“Sot ishte kënaqësi e veçantë që bashkë me Kryeministrin Albin Kurti të marrim pjesë në përurimin e dronit “Skifter”, të prodhuar nga kompania inovative “Future Minds Academy”. Ky është shembull shumë frymëzues dhe dëshmon që të rinjtë gjilanas janë kreativë dhe me vizion të qartë. Bashkë me Kryeministrin takuam afaristë dhe inxhinierë, me të cilët diskutuam për projektet që do ta transformojnë qytetin edhe në mandatin që po e konfirmojmë nesër”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco