Lajmi i fundit

Goditje për Vettingun nga Strasburgu: Shkarkimi i Gentian Osmanit shkeli Konventën Europiane

VIDEO/ Blushi: Rama e ka kthyer Shqipërinë në ‘Sorosland’, Alex Soros nuk pritet askund tjetër si këtu

18:15, 08/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në ‘Edicionin e Pasdites’ në SYRI TV, ka folur për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me George dhe Alex Soros, duke deklaruar se Shqipëria është shndërruar në një ‘Sorosland’.

‘Më thoni një vend tjetër, qoftë edhe në rajon, ku Alex Soros të shkojë për muaj. Ku Alex Soros të dalë në foto me kryeministrin e një vendi, thashë se nuk po them, se nuk e qasin në shumicën e vendeve të Bashkimit Europian. Kjo ndodh vetëm me Shqipërinë. Pse? Sepse këtu kemi një kukull, qartësisht të denoncuar edhe nga administrata Trump, një kukull të George Sorosit që kërkoi ta kthejë këtë vend nga, pra nga Shqipëri, ta kthejë në Sorosland. Kjo nuk mund të ndodhë. Kjo nuk mund të ndodhë,’ deklaroi Blushi, përballë moderatorit Bled Marku.

Ai shtoi se dita e seancës së fundit parlamentare ishte ‘një ditë turpi’ dhe kërkoi që emrat e 77 deputetëve që votuan të bëhen publikë.

‘Ajo seancë, ajo ditë ishte një ditë turpi dhe ata 77 deputetë, emrat e tyre duhet të publikohen në mënyrë që çdo shqiptar, çdo votues, qoftë edhe ata që... Shyqyr që është një pastor për të treguar se deri ku ka shkuar perversiteti. A ka pastor të djallit në botë? Pra prift të Zotit po, po prift të djallit vetëm këtu kemi parë, vetëm Toni Gogu është. Prift i djallit. Nuk ka... madje shyqyr që... Shyqyr që është aty për të treguar që deri ku shkon perversiteti i një mazhorance.’, tha Tedi Blushi në SYRI TV.

Sipas Blushit, 77 deputetët e mazhorancës janë ‘77 deputetë turpi’, dhe shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm për pasojat e votës së tyre.

‘77 emra janë 77 deputetë turpi dhe çdo shqiptar që ndoshta për shkak të bindjeve të tij të majta apo ku e di unë se çfarë tjetër, mund të ketë votuar ndonjërin prej tyre, pra i referohem deputetëve të mazhorancës, duhet ta dijë që në fakt ajo votë nuk ka shkuar për të, as për të rritur pagat, as për të rritur pensionet, por në radhë të parë u dëshmua se ka shkuar një votë e cila do shkatërrojë familjen e çdo shqiptari, pavarësisht bindjeve të tij politike.’

Në përfundim, Blushi u shpreh se një mazhorancë e tillë nuk mund të ofrojë garanci për qytetarët.

‘Çfarë garancie mund të kemi ne sot, ose shqiptarët mund të kenë sot në një mazhorancë e cila nga një anë premton se do bëjë mrekullira, kur treçereku i qeverisë edhe i grupit parlamentar ka dosje shantazhi në SPAK dhe kur nga ana tjetër pra, a mund të rrisë rrogat një mazhorancë e cila do të zhbëjë familjen? A mund të rrisë mirëqënien e një familje, një mazhorancë e cila është e vendosur për të shkatërruar familjen? Unë nuk besoj se mund të ketë.’, theksoi ndër të tjera, Tedi Blushi në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco