Lajmi i fundit

LIVE/ Unioni i sindikatave në protestë para Minstrisë së Financave

Teliti akuzon qeverinë: 125 milionë euro për PPP-të në 2026, më shumë se për pensionistët dhe familjet në nevojë

Teliti akuzon qeverinë: 125 milionë euro për PPP-të në 2026, më shumë se për pensionistët dhe familjet në nevojë

11:01, 08/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe këshilltar ekonomik i Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ka reaguar ashpër ndaj projektbuxhetit të vitit 2026, duke e cilësuar atë si një dokument që favorizon klientelën e qeverisë përmes kontratave të koncesioneve dhe partneriteteve publike-private (PPP).

Sipas Telitit, rreth 125 milionë euro nga fondet publike parashikohen t’u dedikohen PPP-ve vitin e ardhshëm, duke kapërcyer ndjeshëm buxhetet e planifikuara për indeksimin dhe bonuset e pensionistëve, si edhe fondet për ndihmën ekonomike të familjeve në varfëri ekstreme.

Ai thekson se PPP-të do të përfitojnë 2.5 herë më shumë se totali i mbështetjes ekonomike për 61 mijë familje në situatë të vështirë, ndërsa shembujt e kontratave problematike – nga check-up-i te sterilizimi dhe inceneratorët – tregojnë, sipas tij, se buxheti po kthehet në një “portofol privat” të pushtetit.

Postimi i plotë:

PPP-të MBETEN "THESAR" I PUSHTETIT EDHE PËR 2026!

​Fakt: 125 milionë euro nga buxheti i shqiptarëve për koncesione/PPP për vitin 2026.

Fakt: PPP 2026 marrin më shumë fonde se indeksimi dhe bonusi i pensionistëve.

​Fakt: PPP 2026 marrin 2.5 herë më shumë fonde se totali i ndihmës ekonomike për 61 mijë familje në varfëri ekstreme.

​Nga check-up te sterilizimi e deri te inceneratori që nuk ekziston, paratë e shqiptarëve do shkojnë për klientelën e qeverisë.

​Ky nuk është buxhet publik, por portofol privat.

​Shqipëria paguan, pakica fiton!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco