Lajmi i fundit

LIVE/ Unioni i sindikatave në protestë para Minstrisë së Financave

Gjokutaj ironizon SPAK: Mos u fiksoni vetëm te Belinda, Shqipëria ka plot rrugë për të hetuar!

Gjokutaj ironizon SPAK: Mos u fiksoni vetëm te Belinda, Shqipëria ka plot rrugë për të hetuar!

21:20, 07/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Avokati Genci Gjokutaj ka ironizuar veprimet e Prokurorisë së Posaçme, duke kritikuar përqendrimin e hetimeve vetëm te ministrja Belinda Balluku dhe projekti i tunelit të Llogarasë. Në një status në FB, Gjokutaj thekson se SPAK duhet të zgjerojë hetimet edhe në projekte të tjera problematike, si rruga Thumanë-Kashar, inceneratori i Tiranës apo investimet energjetike në Vlorë. Ai e mbyll reagimin duke thënë se “SPAK po lufton si Sanço Panço” dhe se ndoshta “një ditë me fat do të gjejë ndonjë që t’i japë një dorë”.

Postimi i plotë: 

More SPAK!
Po përse jeni fiksuar vetëm me Belindën dhe tunelin e Llogarasë?
Po Bela ka një shef mbi kokë! Pa lexoni pak këtu poshtë?
Pastaj Shqipëria ka dhe vende e evente ku mund të shetisni, të shikoni dhe të hetoni!
Ja fjala vjen rruga Thumanë - Kashar qe kur udhëton të duket vetja si në kuvertën e një anieje në det të trazuar!
Po monitorimi i inceneratorit të Tiranës histori kot ju duket? Apo meqë nuk ka incenerator nuk ke çfarë monitoron!
Po në Vlorë as për të shijuar një peshk nuk ju bëjnë këmbët! Andej nga soda! Do shihni nja dy tigra energjitikë që nuk ndizen prej 3 vjetësh por jo për ekologji!
Ja kështu more SPAK i uruar që u lodhët e populli nuk ua di për nder! Luftë të madhe po bëni si Sanço Panço!
Nejse mos u mërzisni se kjo punë është edhe çështje fati! Mbase nesër dej del ndonjë i shetitur dhe ju jep një dorë! Është me fat jo me inat!
Natën e mirë o SPAK!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco