Banorët të cilët preken nga prishjet për projektin TID në Durrës, kanë protestuar këtë të premte përpara Kryeministrisë. Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Rama që të tërhiqet nga VKM-ja për prishjen e banesave të tyre, ndërsa kanë theksuar se edhe vlera e shpronësimit është shumë e ulët. Sipas tyre, Rama me këtë projekt po kënaq miqtë e tij, në kurriz të qytetarëve.
SYRI TV
Banorët e kanë cilësuar projektin si një tjetër aferë të kryeministrit Rama dhe qeverisë që ai drejton, ndërkohë që theksojnë faktin se pronat i kanë të trashëguara ose të blera dhe se Rama nuk mund tua mar për të kënaqur miqtë e tij. Ata kanë kërkuar sërish që qeveria të tërhiqet nga ky projekt, ose të ulet në bisedime me ta, sa i përket vlerës së shpronësimit.
Pas protestës përpara kryeministrisë, banorët i janë drejtuar zyrave të fondacionit shqiptaro-amerikan të zhvillimit AADF, që financon këtë projekt. Nga projekti TID Durrës, i cili prek zonën historike të qytetit, do të shemben fillimisht 74 banesa ose biznese, ndërsa sipas banorëve, në një fazë të mëvonshme, godinat që do të prishen, do të jenë edhe më të shumta.
© SYRI.net