Lajmi i fundit

LIVE/ Unioni i sindikatave në protestë para Minstrisë së Financave

'Ekonomia shqiptare në krizë të thellë'/ Kedhi: Bujqësia dhe industria në recesion, varfëria po shpërthen, qeveria jeton në iluzion

17:18, 07/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Nikola Kedhi, në një intervistë në SYRI TV, ka ngritur alarmin për gjendjen e rëndë ekonomike të vendit, duke e cilësuar bujqësinë dhe industrinë si sektorë në kolaps.

Sipas tij, rënia e vazhdueshme e prodhimit bujqësor dhe industrial po thellon krizën sociale, ndërsa varfëria ekstreme ka arritur në 20% dhe përjashtimi social prek mbi 40% të familjeve shqiptare. Kedhi thekson se qeveria po manipulon perceptimin e realitetit ekonomik, duke u mbështetur në statistika që nuk pasqyrojnë situatën e vërtetë në terren, ndërsa ekonomia mbetet e varur nga fryrja e administratës publike, ndërtimi dhe fluksi i parave të pista që deformojnë tregun dhe çmimet e pasurive të paluajtshme.

Nikola Kedhi: Rënia e bujqësisë me 4.8%, më pas ka vijuar me 1.3%, me 2% dhe në tremujorin e dytë të 2025-ës ishte me një rënie 2.5%. Pra, një nga sektorët kryesorë që ne kemi, që punëson mbi 1/3 e forcës punëtore në Shqipëri, është në recesion, është në krizë të thellë. Tashmë edhe recesion duket sikur e zbeh situatën, fjala recesion duket sikur e zbeh situatën në bujqësi. Nga ana tjetër dhe industria është në rënie, është në recesion, është në krizë. Për të disatin vit radhazi. Po të shikojmë, OECD-ja thotë që dhe në klimën e biznesit Shqipëria është në vend të fundit, në rajonin e Ballkanit. Raportime të tjera nxjerrin varfërinë. Varfëri ekstreme te 20%, kushtet e përjashtimit social, pra familje shqiptare të cilat detyrohen thjesht të bëjnë ato shpenzimet për mbijetesë, pa u futur te shpenzime të tjera që nuk janë ushqim apo për transportin bazë e të tjerë me radhë, është 41%. Pra, ne jemi në një situatë të tillë emergjente ku Shqipëria nuk po prodhon asgjë, varfëria sa vjen e rritet dhe shikojmë nga ana tjetër që supozimet e qeverisë janë totalisht të kundërta me realitetin.

Janë statistikat qeveritare që unë gjithmonë i marr me një dozë skepticizmi me thënë të drejtën, por në qoftë se ato thonë që jemi në këtë situatë, realiteti mund të jetë vetëm më keq. Dyshoj që mund të jetë më mirë se do mundohen ta nxjerrin në dritën më të mirë të mundshme në anën e tyre. Janë ato që thonë se rritja për shembull në 2025 ka qenë e shtyrë nga rritja e administratës, pra e sektorit publik, fryrja e sektorit publik. Kemi natyrisht sektorin e ndërtimit, edhe pse në ngadalësim. Ka disa indikatorë të rëndësishëm, mendoj, që na tregojnë se dhe sektori i ndërtimit dhe sektori i real estate-it mund të kenë arritur atë pikun e tyre dhe ndikon natyrisht dhe turizmi, shërbimet në përgjithësi, por të ngadalësuara në krahasim me vitin e kaluar. Tani, në ndërtim kemi dhe këtë problem shumë të madh që e thonë si gazetarë, si ekspertë vendas, po edhe raporte të huaja që në ndërtim kanalizohen dhe paratë e pista të cilat vlerësohen edhe mbi 20% të prodhimit të brendshëm bruto. Dhe si pasojë, natyrisht kemi këtë rënie shumë të madhe, këtë zhvlerësim shumë të madh të euros dhe kemi dhe çmimin shumë të lartë të apartamenteve, zyrave e të tjerë, pra të pasurive të patundshme në përgjithësi, i cili nuk justifikohet me themelet makroekonomike të të ekonomisë shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco