Lajmi i fundit

LIVE/ Unioni i sindikatave në protestë para Minstrisë së Financave

Noka: Deputetët socialistë çnderuan familjen shqiptare, BE nuk mund të imponojë ligje të tilla për shtetet kandidate

Noka: Deputetët socialistë çnderuan familjen shqiptare, BE nuk mund të imponojë ligje të tilla për shtetet kandidate

14:22, 07/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook pas votimit pro të projekt/ligjit për barazi gjinore mbrëmjen e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë. 

Noka shprehet se deputetët që dje votuan pro këtij projekt/ligji çnderuan familjen shqiptare dhe zgjedhësit e tyre ndërsa theksoi se BE nuk i detyron shtetet anëtare, e jo pale t'u imponohet shteteve kandidate, të kalojnë ligje të tilla. 

Postimi i plotë:

Deputetët socialistë që votuan ligjit dje çnderuan familjen #shqiptare dhe zgjedhësit e tyre. Ata deputetë përfaqësojnë vetëm veten e tyre. 

BE nuk i detyron shtetet anëtare e jo pale t'u imponohet shteteve kandidate të kalojnë ligje të tilla. Ky ligj i ashtuquajtur i Barazisë Gjinore, në të vërtetë përçudnon të drejtat e grave. 

🇸🇰 Sllovakia për shembull, që është shtet anëtar i #BE, më 26 shtator të këtij viti, miratoi në parlament një ndryshim kushtetues, ku përcaktohet se shteti sllovak njeh vetëm dy gjini, mashkullin dhe femrën dhe se ka detyrimin të mbrojë “vlerat kulturore dhe etike” që pasqyrohen në kushtetutë. 

Servilizmi i pështirë i disa palloshëve të gjatë e të shkurtër ndaj ndonjë diplomati të huaj nuk e përfaqëson mendimin tonë shoqëror dhe vlerat tona kombëtar, ku në themel të tyre qëndron krenare familja shqiptare

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco