Kryedemokrati Sali Berisha iu rikthye edhe njëherë idesë së platformës parlamentare përballë kryeminsitrisë, të cilën e konsideroi një hapësirë mediatike për opozitën.
Kjo sipas tij, vjen në një kohë kur mazhoranca ka mbyllur të gjitha mundësitë e PD dhe opozitës në Parlament, ndërsa nuk ngurroi t’i etiketonte Taulant Ballën dhe Niko Peleshin, si instrumente në duart e Edi Ramës.
‘Pse para kryeministrisë? Sepse Edi Rama është autori i saj, këta janë instrumente. Niko dhe Taulanti janë instrumente. Ndaj dhe aty do fillojmë betejën tonë’, u shpreh Berisha.
Të gjitha do jenë objekt diskutimi, por foltorja...
Dje për shembull, pesë deputetë tanë kishin përgatitur fjalimet pasi kishin marrë kontakt me zgjedhësit në zonat e tyre, që nuk mund të mbyllej kurrë parlamenti.
Ia mbylli ai, e ka dyqan ai.
Ndaj dhe ne nuk mund të rrimë, do krijojmë hapësirën tonë mediatike.
Pse para kryeministrisë?
Sepse Edi Rama është autori i saj, këta janë instrumente. Niko dhe Taulanti janë instrumente.
Ndaj dhe aty do fillojmë betejën tonë.
© SYRI.net