Lajmi i fundit

LIVE/ Unioni i sindikatave në protestë para Minstrisë së Financave

Siç po rri Balluku në detyrë me akuzë për korrupsion, kërkon edhe i korruptuari Erion të mbajë Tiranën

Siç po rri Balluku në detyrë me akuzë për korrupsion, kërkon edhe i korruptuari Erion të mbajë Tiranën

13:39, 07/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas deklaratës së sotme të Edi Ramës se Gjykata duhet të kthejë në detyrë Erion Veliajn pas vendimit të Kushtetueses, dyshja që urrehet për vdekje duket se ka nisur pasimet për hir të pushtetit.

Arsyeja? Të dhënat për humbjen e sigurtë në Tiranë përballë kandidatit të pavarur, të mbështetur edhe nga opozita, Florjan Binaj. Dhe Edi Rama kërkon ta mbajë kryeqytetin peng me në krye një të korruptuar.

Por ka edhe një arsye tjetër pse Rama hoqi dorë nga zgjedhjet e Tiranës, Belinda Balluku. E cila ka mbi shpinë një akuzë për korrupison galopant, por Edi Rama vijon ta mbajë në detyrë.

Mëngjesin e sotëm në monologun e tij në “flasim”, Rama foli përsëri për vendimin e Kushtetueses dhe theksoi se Veliaj duhet të kthehet në detyrë ose ndryshe t’i gjejë gjykata një zgjidhje për Tiranën.

Nisur nga kjo ka ardhur edhe reagimi i Veliajt nga qelia e Durrësit ku thotë se, “Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull. E drejta mund të vonojë, por nuk harron.

Faleminderit çdo qytetari të Tiranës që besoi, që priti dhe që nuk u dorëzua.

Unë do të bëj çdo gjë që është në dorën time, që puna të vijojë, dhe do të kërkoj pa u ndalur që të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar.“ ,- shkruan Veliaj.

Pra, një reagim jo në ditën që u mor vendimi, as të nesërmen, por pas një jave, pikërisht pasi Rama hodhi pasën mëngjesin e kësaj të premteje.

Dikur bashkëpunëtorë të afërt, pastaj në armiq, sot në një 'miqësi' makiaveliste, Rama – Veliaj duket se po pasohen përsëri për hir të pushtetit.

Regaimi i Veliajt:

Të dashur miq,

Për shkak të kushteve ku ndodhem, vetëm tani munda të çoj këtë pusullë-postim me avokatët.

Drejtësia kushtetuese foli.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte një vendim për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket, popullit të Tiranës.

Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij.

Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull. E drejta mund të vonojë, por nuk harron.

Faleminderit çdo qytetari të Tiranës që besoi, që priti dhe që nuk u dorëzua.

Unë do të bëj çdo gjë që është në dorën time, që puna të vijojë, dhe do të kërkoj pa u ndalur që të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar.

Tirana nuk ndalet. Ju dua shumë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco