Lajmi i fundit

LIVE/ Unioni i sindikatave në protestë para Minstrisë së Financave

Berisha: Së shpejti do komunikojmë para jush protestën e parë kombëtare! Parlamentin s'e bojkotojmë

13:13, 07/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar mbajtjen e protestës së parë kombëtare, por theksoi se PD nuk do të heqë dorë nga prezenca në Parlament.

Duke folur para gazetarëve në selinë blu, Berisha tha se beteja e opozitës, do të zhvillohet edhe brenda dhe jashtë Kuvendit.

Sipas kryedemokratit, kundër një regjimi që ka përdorur të gjithë potencialin ekzekutiv, shtetëror, financiar, logjistik, mediatik për të blerë, për të influencuar, për të ndikuar dhe për t’u marrë votën shqiptarëve, përgjigja do të ishte protesta kombëtare.

‘Përpjekja jonë për të transformuar parlamentin në një tribunë të fjalës së qytetarëve dhe interesave të tyre, has në absurditetin, në banditizmin e paprecedent parlamentar në historinë e vendit’, u shpreh Berisha.

Kjo nuk do të thotë bojkot i parlamentit, jo.

Por kjo do të thotë se opozita do zhvillojë betejë edhe brenda parlamentit.

Ajo ka të gjithë potencialin, të gjithë trashëgiminë dhe kësaj dhune të pandërprerë, kësaj mbyllje goje të opozitës në parlament, ajo do i përgjigjet me mjete adekuate, si në komisione, ashtu edhe në sallën e parlamentit.

Së pari.

Së dyti, kjo është opozita e votës së dhunuar.

Kjo është mazhoranca e zgjedhjeve të vjedhura.

Protestat kombëtare janë tejet të vonuara dhe së shpejti do komunikojnë para jush protestën e parë kombëtare dhe pastaj në vazhdim, ku ftojmë të gjithë ata qytetarë që janë të gatshëm të luftojnë për votën e lirë kundër një regjimi që e ka konfiskuar atë, e ka vjedhur atë.

Kundër një regjimi që ka përdorur të gjithë potencialin ekzekutiv, shtetëror, financiar, logjistik, mediatik për të blerë, për të influencuar, për të ndikuar dhe për t’u marrë votën shqiptarëve.

Përpjekja jonë për të transformuar parlamentin në një tribunë të fjalës së qytetarëve dhe interesave të tyre, has në absurditetin, në banditizmin e paprecedent parlamentar në historinë e vendit.

Qeveria u miratua pa debat.

Programi i saj pa debat.

Buxheti dje pa debat.

Të gjitha pa debat.

Atëherë ne do hapim platformën parlamentaro-qytetare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave si hap i parë.

Por ne ndaj këtij regjimi jemi të vendosur të qëndrojmë me të gjithë potencialin dhe forcën tonë.

Ne nuk nënshtrohemi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco